Blloku Të Kripura
Po pse të mos rilindnin edhe kopështet xhanëm? Ahhh, po. Kopështet i ka bashkia....
"Ça na bëre me këtë ligjin e pronave dhe Strasburgun! Doja ta çoja edhe unë në Strasburg atë punën e selisë së PSD-së". "Nero mos ki galje. Bëhu bashkë me Paskalin dhe ju japim një zyrë ke Bunk'Art. Peshkoni edhe ndonjë anëtar nga vizitorët"
Pas rrahjes së Taulant Ballës, Erjon Braçe nis paralelet. Sugjeron që të vihet me detyrim palestra për deputetët
Titra "keqdashëse" për një ministre arsimdashëse
Kështu flitet për suksesin e kombëtares...
Tahiri përgjon telefonatën e Ilir Metës me De Biasin dhe ia raporton kryeministrit: “Shumë shqetësuese. Meta i propozon De Biasit postin e nënkryetarit të LSI-së. De Biasi ka deklaruar se “e di që vlen më shumë sesa nënshtetësia"
"Spitale ka se po i bëjmë, por a ka vallë të sëmurë"? "Pa merak shef se kemi edhe katër vjet kohë me kismet Zotit". "Idiot"
Himarjotët e gjeneratës tjetër do të importohen nga "Drejtimi i duhur"
PS-ja flet për Himarën e gjeneratës tjetër dhe publikon foto të bukura. Meqenëse himarjotët kanë ikur në masë, me siguri që bëhet fjalë për pronarët e rinj që do importohen nga "Drejtimi i Duhur".
"Muli, je për pranga se nuk ke deklaruar arrestimin dhe përpjekjen për rekrutim nga UDB-ja". "O Pirro se ti je i zanatit. Mos janë sekrete këto informacione dhe duhen thënë gjetkë?"
E mbani mend kur flitej për puç dhe për horra e lavire bulevardi? Asokohe PS-ja dhe asetet e saj si ky këtu bënin moralin e shtetformimit
Sondazh sekret i LSI-së/Kush është më i besueshëm: Qytetari Dixhital, apo Transparenca.al?
Burime nga partia e Ilir Metës thonë se sondazhi ka për synim të vjelë një rezultat sa më objektiv në funksion të përdorimit strategjik të arkivës - valixhe të Baba Takut. Meqë ra fjala, në mjediset e PS-së ka disa kohë që dyshohet se edhe pajisja përgjuese ndodhet në valixhen e Baba Takut.