Blloku Të Kripura

Inkubacioni mediatik i politikanëve të dorës së dytë

Postuar në 21 Korrik, 2016 14:06

Nëse ka dy politikanë që media i ka mbështetur gjithë kohës, këta janë Eduard Selami dhe Ben Blushi. I pari, u trajtua si një lloj viktime morale e Sali Berishës, si një njeri që nuk bën kompromise dhe u deportua larg Shqipërisë.  

"Të mori njeri ty mo për të uruar për konsensusin, se Bashën e mori Merkel në telefon?" "Më mori Ngjela, edhe Meta më dërgoi sms, po ai tallet më duket". "Ëhë. Mirë lali se flasim"

Postuar në 20 Korrik, 2016 19:09

Meta-Fevziut: "Kam shkuar në PS kur të gjithë shkonin në PD. Si ti apo Ben Blushi p.sh...". Ironi apo paranojë se Blushi bën lojën e Ramës për të mbledhur votat e të pakënaqurve?!

Postuar në 18 Korrik, 2016 23:50

Politikani që bëri më shumë nga të gjithë për Shqipërinë: Nuk mbylli dot as një mandat si kryeministër

Postuar në 17 Korrik, 2016 21:14

Besniku, përveçse i lodhur, është bërë edhe i lodhshëm

Postuar në 17 Korrik, 2016 09:34

Deputetët me ndërgjegje kërkohen vetëm "djathtas". Majtas ka unanimitet, sido që të jetë drafti

Postuar në 14 Korrik, 2016 21:00

25 vjetori i PS-së - Bashkëshortja e Edi Ramës në 11 foto nga 48 foto të postuara nga kryeministri. Me siguri një rastësi...

Postuar në 14 Korrik, 2016 19:44

Na duan më shumë nga sa duam veten

Postuar në 13 Korrik, 2016 22:54

Edi Rama u tha “Jo”(e detyruan) amerikanëve për armët kimike dhe sot është miku i tyre në Tiranë.

Lulzim Basha po u thotë “jo” për reformën në drejtësi dhe i zhgënjeu keq.

Shumë të paparashikueshme prioritetet e SHBA: Kush e priste që shqiptarët të vlenin kaq shumë! 

Merr përgjigje dilema kombëtare se përse Spartak Ngjela nuk shkruajti pas vizitës së Nuland

Postuar në 11 Korrik, 2016 18:09

Ka shumë dyshime, madje është shqetësim kombëtar pyetja se përse sot nuk shkroi një status në Facebook Spartak Ngjela. Anglosaksoni par exellence i oborrit socialist. Mendimet janë disa, por sipas disa dëshmitarëve që e shohin sa herë avokatin duke u vërdallosur në Bllok, ai është dëgjuar të ketë thënë me zë të lartë, e duke u parë nga xhami i një lokali para të cilit kalonte: Karthago delenda est. Thuhet se ka bërë edhe një selfie kur e tha këtë.

Të porosisësh veten për të thënë "budallallëqe"

Postuar në 08 Korrik, 2016 13:18

Dikur, në kohët kur Lëvizja Socialiste për Integrim, sapo kishte dalë nga shpërgejtë e PS-së, Petrit Vasili, alter egoja e Ilir Metës në parti, do të komentonte kështu gjatë një debati televiziv disa qëndrime të Pandeli Majkos. “Ky më kujton Shvejkun që thoshte ‘ç’më duhet mua se çfarë them unë’”. Replika e gazetarit: “Po flisni për ish-kryeministrin e Shqipërisë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Të Kripura