Blloku Të Kripura
(në) Një kafe sahat(I)
Feksje mençurie të një xhakete të vjetër duke rrufisur filxhanin
***
I ka më 760 mijë vota Ky?
Shqiptarët votojnë se e konsiderojnë llotari. Ajo barsaleta thotë që “bli biletën” se mbase fiton ndonjë gjë.
Pse nuk ndërhyri policia në Elbasan? Mendoj se është e thjeshtë: Në Elbasan të paragjykojnë po ndoqe meshkujt…
“Unë nuk fal as det jo më tokë”. Ja një mënyrë e mirë për të rikthyer turistët kosovarë që i kanë bërë topin Shqipërisë.
Këtë javë përgjuan Lulin në PD. Pamë natën Lulin e ditës.
Ministrja ka të drejtë, Shqipëria është i vetmi vend më një pakicë: Qeverinë
Përshtypja e një turisti nga Tirana: "Kosovarët u ngritën kundër serbëve nga zilia për Beogradin që është shumë i bukur"
"Zgjidhja" suprimon pozicionin e kryetarit/sekretarit. Koço Kokëdhima shpallet Kapedan i partisë
Vendimi erdhi pas deklaratës së Kokëdhimës për luftë me Rilindjen. Duke dyshuar se do ta akuzonin për prirje dhe ngjashmëri me kleftët e fillim shekullit të 20-të, Kokëdhima mendoi një truk që të shmangte këtë njollosje mbi veten që buron nga perceptimi se ai e ka krijuar partinë për plaçkë. Burimet thonë se Kokëdhima e la veten ta shihnin duke numëruar thinjat i gëzuar, duke shpresuar se do ta merrnin për shenjë mençurie, një imitim i fabulës biblike të Solomonit i cili kur e pyeti Zoti se çfarë donte më shumë, u përgjigj: Mençurinë dhe Dijen. Dhe në fakt eci.
Si ta kuptojmë parimin e bashkëqeverisjes? E thjeshtë: Te fakti që koordinator për të, u caktua një i përjashtuar nga qeverisja
(në) Një kafe sahat
Refleksione ripërtypëse të një xhakete të vjetër duke rrufisur filxhanin
Interneti po thonë se e bëri botën një fshat të madh. Fat për ne shqiptarët. S’kemi pse lodhemi që të bëhemi qytetarë
Rilindja ka të mirën se ofron menu të klasit të parë. Dëshmi e origjinës bllokmene
Papunësi e madhe! Edhe opozita është në tavë tani
Na mungon Zëri i Popullit, por jo Erjon Braçe
I njeh njeri deputetët?
Tepsia shkoi për skrap? Po media e kazanit?
Majko, gjetje e Goditur…për ministër të shqiptarëve të Ikur
Epopeja e shkollës "Betim Muço"
Dje u përurua shkolla “Betim Muço”. Vendndodhja: Tiranë, Kombinat. Shkolla do të presë 1200 nxënës. A ka rëndësi për publikun përurimi i një shkolle? Sigurisht që ka. Por më rëndësi ka cilësia e arsimit përveç logjistikës. Por një shkollë ka më shumë rëndësi për komunitetin ku ndërtohet. Mirëpo nëse në Tiranë kryetar bashkie është një njeri si Erjon Veliaj, shkollës “Betim Muço” mund t’i jepet edhe rëndësi ndërkombëtare. Lajmin për përurimin e kësaj shkolle e kanë përcjellë dje në edicionet informative, të paktën dy televizionet kombëtare: Top-Channel dhe Tv Klan.
Shtet shohim e bëjmë
Edi Rama bën gati për botim librin: Kafeneja e qeverisë
Gërmuam o Tare gërmuam, po as qenin e ngordhur nuk gjetëm!
Nuk ka ditë që të mos ketë një lajm për zbulime arkeologjike në botë. Teknikat e reja jnë një arsye, por edhe popullimi intensiv është një tjetër. Vende ku më parë njeriu kalonte rrallë tani janë gërmuar, janë prekur, tjetërsuar për të nxjerrë në pah pasuri të fshehura. Kjo ndodh si në vende me qytetërime shumë të vjetra dhe të mirëeksploruara, ashtu edhe në vende të reja.