Blloku Foto e Ditës
Zbulohet një monument masiv në Petra
Rusia shpreson se ky model "Jakovlev", MC - 21, do të konkurojë "Airbus" dhe "Boeing"
Eritrea nën akuzë për krime kundër njerëzimit
Një raport i Kombeve të Bashkuara vlerëson se Eritrea është përgjegjëse për krime kundër njerëzimit që përfshijnë përveç vrasjeve edhe skllavërimin e 400 mijë njerëzve për 25 vite pavarësi.
Stërvitje antiruse e NATO-s
31 mijë trupa nga 24 vnde po kryejnë stërvitjen "Anaknda 6" në Poloni, një vend me fërkime të mëdha me Rusinë.
Fotoja e fundit
Realizuar nga fotografi britanik Zenon Texeira, ajo paraqet shkatërrimin që Parkinsoni krijoi mbi legjendën e boksit, Muhamad Ali.
Racizëm edhe në testin e matematikës
Ka ndodhur në Alabama të SHBA-së kur një mësuese përpiloi këtë tekst si test matematike. Ideja ilustruese: Emra zezakësh dhe hispanikësh që shesin armë, makina të vjedhura dhe drogë. Mësuesja u pushua...
Iku
Kenia do të mbyllë kompleksin më të madh në botë për refugjatët në Dadaab
Greva kundër ligjit të ri të punës, paralizon gjysmën e shërbimit hekurudhor të Francës
Ngatërron stërvitjen me pushtimin e ishullit
Një banor në ishullin Kamsholmen të Finlandës, Bjarne Winberg, është ngatërruar keq dhe ka marrë një stërvitje të forcave ushtarake finlandeze me një pushtim. Ai ka njoftuar shërbimet e emergjencës, ndërkohë që lajmi është komplikuar nga deklarimet kontradiktore. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, deklaroi se forcat ushtarake nuk duhet të zbarkonin aty për stërvitje, ndërkohë që burime të tjera thonë se thjesht u harrua që të njoftoheshin banorët e ishullit.