Blloku Foto e Ditës
Versioni sexy i Hillarit në Melburne
Frymë fashiste në Kroaci
Lëvizjet e ministrit të Kulturës, Zlatko Hasanbegovic, një mysliman për nga origjina, kanë çuar në, gjallërimin e frymës fashiste të kohës së ustashëve duke provokuar reagime edhe nga shoqëria civile. Protesta në foto zhvillohet në sheshin ku qëndron një nga skultpurat më të njohura të Zagrebit, si përgjigje ndaj censurës së ministrit në fjalë.
Sëmundja e rrallë, 4 vjeçari duket si 80 vjeçar
Bajexhid Hosain është vetëm 4 vjeç dhe që në pamje të parë kupton se nuk është një fëmijë normal. Historia e tij tragjike u ngjan filmave fantastiko-shkencorë. Ai vuan nga një sëmundje e rallë që e bën të duket si një 80 vjeçar. Fatkeqësisht për sëmundjen e tij nuk ka asnjë terapi shëruese. Sipas mjekëve, Bajexhid nuk do të jetojë më shumë se 15 vite, për shkak të avancimit të sëmundjes së tij të quajtur Cutis Laxa. Nëna e tij është 18 vjec, ndërsa babai 22 vjeç me banim në një fshat në Bangladesh.
Francesco, Papa i tretë që viziton ish-kampin e përqedrimit, Auschwitz-Birkenau
Kina deklaron zbulimin e vrimës më të madhe natyrale në planet
Kina pretendon se ka zbuluar vrimën më të madhe në Tokë - 300 m e thellë. Një shpellë e vërtetë 'vertikale'. Ajo ndodhet në territorin detit të Kinës Jugore, në ishujt Paracel, që pretendohen nga Kina, Tajvani dhe Vietnami.
Zbulohet një lloj i ri balene në detin e Beringut
Në detin e Beringut, në ishujt Pribilof është zbuluar së fundmi një balenë e ngordhur që përbën një lloj të ri brenda këtij gjitari. 7.3 m e gjatë, balena ka shënuar çudinë e radhës, përderisa është bërë e njohur për njeriun vetëm në vitin 2016.
http://news.nationalgeographic.com/2016/07/new-whale-species/
Falun, Suedi 1971/Familja Bin Laden në pushime
Osama, i dyti djathtas, me bluzë jeshile dhe pantallona blu. Nga një gazetë lokale e kohës që i linte vend vizitës së familjes së pasur arabe. Bin Laden këtu shfaqet si ndjekës i modës së kohës, shumë larg asaj që jemi mësuar ta shohim përherë.
Brexit kushton shtrenjtë
250 mijë shoferë britanikë u bllokuan për 10 orë në Dover si pasojë e kontrolleve franceze. Shumëkush mendon se ky është ndëshkim për votën e referendumit.