Blloku Ekonomi
Në Ishull Lezhë
Lëvizja “Ecovolis” publikon në Facebook disa pamje nga ishull Lezhë. Mbetjet e ardhura nga lumenjtë e Veriut derdhen në det për të vijuar mandej udhëtimin e tyre pa vizë drejt Kroacisë dhe veriut të Adriatikut. Pamja nuk është e re. Ajo është e vjetër, më e vjetër sesa gënjeshtra e Shqipërisë turistike. Nuk kemi të bëjmë me keqmenaxhim si p.sh në rastin e zënies së hapësirave të plazheve publike. Kemi të bëjmë me injorim të plotë të problemit dhe injorancë totale të pushtetit për të kuptuar se çfarë po ndodh.
Përplasje edhe në Mat për ndërtim HEC-esh
Banorët e Matit vijojnë protestat kundër ndërtimit të Hecit pranë Parkut Kombëtar të Zall-Gjocaj. Teksa janë në pritje të seancës së radhës gjyqësore, banorët bëjnë thirrje që kompania të tërhiqet nga punimet.
TvT
Dyndje në kurset e gjermanishtes, Kuka: Rritja e kërkesave lidhet me emigrimin
Irea është një nga dhjetëra të rinjtë që i janë përkushtuar mësimit të gjuhës gjermane.
Vetëm 17 vjeçe, por ajo e projekton të ardhmen e saj jashtë Shqipërisë. Ambicien dhe synimet i ka të mëdha.
Pranë institutit të studimit Gëte, mësojnë afro 500 persona të moshave të ndryshme. Numrin në rritje të personave që i janë futur gjermanishtes e pranon edhe drejtoresha Alketa Kuka.
Shumica e e atyre që zgjedhin të mësojnë gjuhën gjermane janë qytetarë që pritet të emigrojnë. Kjo pasi zotërimi i gjermanishtjes është një nga kushtet për të përfituar vizë pune.
Punë ka, por shqiptarët duan të ikin Jashtë
Sado absurde që duket, ky është fakti. Nuk është vetëm te ne, është edhe në rajon. Po këtu te ne që ankohen të gjithë për punë, nga Facebook-u në kafene. Prandaj ne e kaluam ligjin që të jemi gati që rindërtimin ta kemi pa probleme të fuqisë punëtore, t’i sjellim punëtorët nga jashtë. Nuk kemi rrugë tjetër, sado absurde të duket. Të vijnë të tjerët nga fundi i botës të punojnë në Shqipëri, se këtu të gjithë duan rroga shteti
Taksa 100%, Konjufca: Shqipëria nuk na dha të njëjtën mundësi që i dhamë ne
Tarifa e qeverisë “Haradinaj” për mallrat serbe ka favorizuar eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës. Por e anasjellta nuk ka ndodhur në raport të barabartë. Në konferencën e përbashkët të shtypit që pati me homologun Gent Cakaj, ministri i Jashtëm në qeverinë “Kurti”, Glauk Konjufca, tha se vendosja e tarifës për mallrat serbe i trefishoi shkëmbimet tregtare nga Shqipëria drejt Kosovës, por ato në drejtim të kundërt nuk janë rritur në të njëjtën masë.
Zbardhet projekti i kompleksit të ri që do të ndërtohet tek ish-Ekspozita "Shqipëria Sot"
Tiranës do t’i shtohet së shpejti ndoshta një kompleks në terrenin ku dikur ndodhej ekspozita “Shqipëria Sot”. Studioja “Mario Cucinella Architects” publikon projektin e realizuar prej saj me të dhënat konkrete dhe faktin se ka marrë tanimë lejen e punimeve. Kulla e re do të jetë 93 m e lartë dhe në të do të ndërtohen qendër tregëtare, hapësira publike dhe rezidenciale ndërkohë që në fasadë do të gërshetohet gjelbërimi masiv me stilizime të ndryshme vetrate.
Tre largime nga kreu i Financave
Një muaj më parë iku zv. ministri Erjon Luçi. Pak ditë më parë larguan zv. drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Xhavit Currin. Sot radha i ka ardhur zv. ministrit tjetër të Financave, Elton Haxhi.
Nuk mundet të vijoja të qëndroja më në atë detyrë -, citohet Haxhi.
Arsye zyrtare nuk ka për këto largime, por mesa duhet procesi i fiskalizimit me shkeljen e afateve ka krijuar tensione në Ministrinë e Financave.
Largimet vijnë ndërkohë që prej dy muajsh përfliten ndryshime në qeveri.
Dorëhiqet zv.drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve
Jep dorëheqjen zv.drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Curri.
Dorëheqja e tij nga ky post është konfirmuar për TvT nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Curri është një nga personat kyçë në hartimin dhe monitorimin e procesit të fiskalizimit.
Ai është emëruar nëndrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve në fund të vitit 2013 dhe përgjatë kësaj kohe është marrë me pjesën operacionale të tatimeve.
Curri për vite me radhë ka punuar si konsulent fiskal.
Opsioni i Shqipërisë si qendër shpërndarjeje e gazit të lëngshëm
Një ligj i ri i kaluar në Kongres pritet t’i japë formë të re gjeopolitikës amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Europë. Edhe pse të ndarë, deputetët në Dhomën e Ulët ia dolën të bashkojnë votat e mjaftueshme për të ndihmuar “Exxon Mobil”.
Gjatë periudhës së pauzës parlamentare, ligjvënësit amerikanë arritën një marrëveshje të diskutueshme për tubacionin e gazit në Mesdheun lindor.
Daimler shkurton 15 000 vende pune
Prodhuesi gjerman i makinave luksoze, Daimler ka njoftuar shkurtimin e 15 mijë vendeve të punës. Lajmin e raporton gazeta “Handelsblatt” që citon burime të kompanisë.