Banka Botërore parashikon rritje të zbehtë ekonomike
Banka Botërore vlerëson se rimëkëmbja e ekononomisë shqiptare do të jetë e ngadaltë dhe rritja ekonomike nuk pritet të kalojë mbi 3.5 për qind as për tre vitet e ardhshme. Parashikimi pesimist vjen në raportin e fundit mbi Prespektivën e Ekonomisë Globale.
Sipas raportit për këtë vit, vlerësimi për rritjen ekonomike të Shqipërisë është ulur në 3.4 për qind nga 3.5 që ishte parashikuar disa muaj më parë. Por më shumë se korrigjimi i lehtë me ulje për këtë vit, shqetësimi më i madh mbetet parashikimi për rritje mediokre thuajse në të gjithë horizontin afatmesëm.
Nishani në një valë me PD dhe LSI, kërkon tryezë politike për reformën në drejtësi
Në një valë me Partinë Demokratike dhe LSI-në, Presidenti Nishani kërkon mbledhjen e një tryeze politike për reformën më drejtësi. Ai qortoi maxhorancën, e cila sipas tij nuk ka kërkuar mendimin e institucionit që ai drejton për reformën në drejtësi, ndërsa bëri thirrje për angazhim maksimal të klasës politike në hartimin e një drafti të përbashkët.
Sipas kreut të shtetit, është me rëndësi që të arrihet së pari gjuha e përbashkët e klasës politike shqiptare dhe më pas jetësimi i reformës nga ekspertët në bazë të dakortësimit të politikës.
Kinezët prezantojnë dronin e parë me pasagjer. 100km/orë në 300-500 m lartësi
Një kompani kineze deklaron se ka realizuar dronin e parë të aftë të mbajë një njeri brenda. Droni ngrihet në lartësi maksimale 3 500 m dhe fluturon normalisht në lartësi 300-500 m me shpejtësi deri në 100 km/orë. Emri i prototipit është Ehang 184 dhe është realizuar nga kompania kineze Ehang Inc. Ajo e ekspozoi prototipin në Las Vegas duke bërë të ditur se shpreson të shesë modelin për një shumë prej 200 mijë-300 mijë dollarë copa. Ai vihet në lëvizje me energji elektrike që karikohet në dy orë dhe mund të fluturojë për 23 minuta.
Fotolajm/Të "mirat" e përmbytjes: Dalin në dritë rrugët e Shqipërisë. Elbasan-Librazhd dhe në Çekin të Gramshit
Dhe disa kabllo që dalin befasisht...
PS: Foto e rrugës në Çekin janë publikuar nga Nisma Thurje
Gjenden tri sfera metalike në Vietnam, ende të paidentifikuara se çfarë janë
Ministria e Mbrojtjes e Vietnamit po heton origjinën e treo sferave metalike që ranë nga qielli në veri të vendit. Më i madhi nga objektet peshonte 45 kg dhe u gjet në prvincën e Tuyen Quang. Një objekt tjetër peshonte 25 kg dhe siç raporton një media vendase, banorët janë shprehur se kanë dëgjuar një zhurmë të ngjashme me atë që pason rrufenë pak përpara se objektet të gjendeshin. Një hetim i deritanishëm i ka përcaktuar objektet si kompresorë ajri të ndonjë avioni apo rakete. Vietnamezët mendojnë se ato janë të prodhimit rus dhe nuk paraqesin rrezikshmëri.
Nëpër mediat e tre shekujve
“Shqiptarët janë një popull i “pakultivuar” të cilët banojnë në pjesën jugperëndimore të gadishullit të Ballkanit pranë brigjeve të detit Adriatik”. E gjitha kjo është e tërë përmbledhja e njohurive të përgjithshme të një njeriu të sotëm mbi një nga popujt më të vjetër të Europës, i cili është vendosur jo shumë larg por vetëm disa orë jashtë skajeve të kufijve më jugorë të monarkisë sonë...” (Fund i citatit) v.G.
Një dokumentar për tragjedinë e “Challenger”(video)
30 vjet pas anija kozmike “Challenger” shpërtheu në ajër, “National Geographic” vjen me një dokumentar ekskluziv. Në një orë shfaqen intervista, pamje nga qendra e kontrollit, nga anija brenda dhe një pjesë ku mësuesja nga Neë Hampshire, Christa McAuliffe, astronautja e parë civile në SHBA, e cila flet nga brenda anijes. Tragjedia e “Challenger” është ndër më të rëndat në historinë e programeve hapësinore dhe solli në humbjen e jetës së 7 astronautëve që ishin në mision. "Space.com" ka marrë 3 minuta nga video nga dokumentari që do të shfaqet më 25 janar:
Nxirren në shitje “Albpetrol”, aksionet e shtetit tek “Albtelekom” dhe “Armo”
Ministria e Ekonomisë parashikon që të privatizojë kompaninë”Albpetrol” për një shifër 95 milionë euro. Kështu parashikohet nga kjo ministri që ka si kuadër veprimi Planin e Privatizimit 2015-2017. Për këtë vit shifra e pritshme është 99.3 milionë euro, prej të cilave 4 milionë do të arkëtohen nga provatizimi i aseteve të tjera. “Monitor” referon se për privatizmin e “Albpetrol” është ngritur një grup pune, “me asistencë teknike nga IFC”, që është duke studiuar mundësinë e ristrukturimit të kompanisë shtetërore, “me qëllim shitjen e tij si një aset strategjik”.
Trajtimi i figurave të luftës dhe përballja me kolaboracionin
Para pak kohësh, me rastin e botimit të romanit “Kandidati”, Ben Blushi shprehu disa mendime për Lef Nosin, një figurë e njohur e periudhës së Pavarësisë dhe asaj të Luftës, me qëndrime krejt të kundërta, në të dy këto periudha. Ato u bënë shkak për nisjen e një debati në mes historianëve, që në fakt tejkalon Nosin, pasi ka të bëjë, përgjithësisht, me trajtimin e figurave të Luftës, sidomos të atyre që përfliten, herë pas here, për bashkëpunim me okupatorët në vitet e Luftës së Dytë Botërore.
Goditet ambasada iraniane në Jemen. Teherani: “Sulmi, nga avionë të Arabisë Saudite”
Irani ka deklaruar sot se avionë të Arabisë Saudite kanë goditur selinë diplomatike të tij në kryeqytetin e Jemenit. Informacioni është përcjellë nga agjencia iraniane IRIB dhe citon zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Hossein Jaberi Ansari. “Arabia Saudite është përgjegjëse për dëmet e shkaktuar në ndërtesën e a,basadës dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të stafit”, tha Ansari. Ky akt pason sulmin ndaj ambasadës së Arabisë Saudite në Teheran dhe shkëputjen si pasojë e tij, të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
