Pornografia shqipe si Kadastër e Çnderimit
Pornografia shqip. Ja një temë për të cilën ndoshta askush nuk ka shkruar. Madje as ka marrë mundimin të bëjë një vëzhgim. Pornografia shqip hyn ndër ato dukuri të rëndësishme të jetës së shoqërisë, kulturës dhe nënkulturave të saj, për të cilat ne kemi zakonin të “flasim me heshtje”. Duke njoftuar kështu veten dhe dynjanë se “pisllëqe të tilla qëndrojnë larg meje”.
E mira e heshtjes është se ajo të paktën nuk krijon demagogji të kota, ndonëse të bësh sikur nuk shikon është sjellje demagogjike.
Pornografia shqipe ekziston. Ajo është e dallueshme nga Prostitucioni i Shqipërisë, për të cilën u shkruajt e u fol shumë, u shkruajt e u fol keq, aq sa mbeti shifra e 33 mijë prostitutave në Europë, pa shkoqitur se nga doli kjo e dhënë.
Pornografia shqipe është me siguri thuajse maksimale një dukuri e datueshme saktë: ajo ka lindur me hapësirën online dhe si e tillë është dukuri e re me manifestime unike ndoshta në të gjithë arealin e pornos globale(Hiq video kasetat e përdhunimeve në vitet '90 në një numër shumë të kufizuar dhe subjekt i shkeljes së ligjit penal). Nëse pornografia globale udhëhiqet nga topografia trupore dhe orientimi seksual, pornografia shqipe, për aq sa gjurmohet në internet, ndjek topografinë territoriale për të riprodhuar në akt seksual, një tension apo marrëdhënie sociale tipikisht ndërshqiptare.
Aty ku të tjerë “shesin” ne vazhdojmë të poshtërojmë.
Në këtë kuptim, pornografia shqipe priret të shfaqë tendencën e një lloj kadastre unike, me kufij të qartë zonalë, e ku kushdo, me pak fare mund, kupton se çfarë bën një shkodran me një tiranse, sesi një fierake u degdis në Prizren, sesi kosovarët komandojnë në Shkup, apo sesi katalogohen kurvat, mamatë, sipas lagjeve dhe rajoneve. D.m.th nëse në faqet e zakonshme porno kategorizohen cilësitë trupore dhe shijet e ndryshme seksuale ku gjithësekush referohet, në pornongrafinë shqipe, ti mund të kuptosh Shqipërinë si të tillë.
Nëse gjetkë sheh pamjen, këtu lexon etikëtën: p.sh ja kurva nga Tirana si rënkon në Durrës!!! Ja kombinatsja…Ja mami nga Fieri…
Me siguri këto lloj postimesh janë helikë shtesë për shikues të ndryshëm që nisur nga një përvojë e vetme, e dikurshme ndoshta, blindojnë imagjinatën me prototipin e vet dhe mandej e absolutizojnë. Dhe kur dikush në rrjet “ua kujton të njëjtën gjë për njërën që është andej apo këndej”, ah të keqen, ja pra. Mirë ia bëri. Aty!!! Ja ta kthej edhe njëherë!
Datat dhe metadatat, ato që janë, që bashkëlidhen postimeve janë asgjë më shumë sesa adresa të një shfryrjeje dhe hakmarrjeje virtuale hormonale, shantazhi herë pas herë, apo edhe një nënkulture erotike ndër shqiptarët që seksin e shohin si akt triumfalizmi dhe poshtërimi të Tjetrit.
Etiketa rajonale “për ato” që “e pësojnë”, është zgjatim në kohën tonë i sharjeve tipike shqiptare të cilat manifestojnë sëmundje endemike dhe tribale që nuk zhbëhen. Kur tjetrin e shan duke e poshtëruar me premtimin se do kryesh një marrëdhënie me një familjare të tijën, në fakt ti verbalizon turpin dhe poshtërimin kryesor të mashkullit që ka qenë garancia për paprekshmërinë e familjes. Nderi i së cilës konsiston te pushka dhe vagina.
Ndaj kur themi që durrsakja ashtu, apo beratsja kështu, po ushtrojmë të njëjtën kulturë por me një emërues të ri: ne ia bëjmë hatanë qytetit tjetër që nuk ka këllqe të ruajë femrat. Lëshohemi pra të ndezur dhe të papërmbajtur, e bëjmë dëmin dhe menjëherë e postojmë në markato këtë trimëri të re që mbarë bota të shohë e kuptojë diçka që pakkush e ka bërë. Tërthorazi mesazhi që përftohet është: Duku këtej po ta mban!
Kjo qasje konstante që e sheh femrën si objekt sulmi dhe çnderimi, apo si kriter turpërimi, në një shoqëri që ka dalë lakuriq tej e tej, është kurioze dhe të bën të kuptosh se disa gjëra kanë mbetur si më parë, pavarësisht zbukurimit të ekraneve. Në pornogfrafinë shqipe – më saktë në mjedisin online ku postohen video me përmbajtje pornografike me subjekte shqiptarë – kjo qasje është krejt spontane, e padiktuar nga ndonjë rrethanë specifike, veç asaj që është kultura jonë substanciale, bazuar mbi instinktin dhe një lloj tribalizmi që nuk evoluon.
Nuk evoluon jo vetëm në aspektin e një marrëdhënieje kaq toksike saqë e sheh poshtërimin e tjetrit duke i folur për një person të tretë, por sepse kjo Etikë e përdhosjes, injoron nevojën dhe kriterin Estetik. Mund të premtosh gjithë jetën se do i bësh diçka Motrës së dikujt, por si do bëhej sikur ajo të ishte aq e shëmtuar ose me kimi të kundërt, saqë do doje të mos e kishe bërë kurrë këtë zotim kapedanësh?
Një mashkull është i tillë për shumë sjellje dhe pak cilësi. Dhe një ndër cilësitë kryesore që e dallon mashkullin është se do të duhet të shkonte me atë femër që pëlqen dhe do. Jo me një femër që qëllon të jetë lidhje e afërt me subjekte të mallkimeve tona! Parabola e çnderimit të motrës apo nënës, apo vajzës së dikujt ka brenda substancën e hidhur të zhburrërimit të tjetrit, jashtë duelit direkt, kulturë kjo që ndoshta-ndoshta do hulumtuar te ankthi që mund të krijojë themelimi në territoret shqiptare të institucionit të haremit. E kujtojmë të gjithë Xheladin Beun besoj.
Këtu është për t’u shënuar se sharjet e një femre shqiptare dallojnë nga ato të një mashkulli, madje edhe fyerjet e një femre dallojnë nga ato të një mashkulli. Përftesa seksuale që karakterizon sharjen kryesore mes shqiptarëve, ndoshta e përcakton një gjë të tillë, pasi me përkufizim një femër e interpreton ndryshe nderin e vet, nga si e interpreton një mashkull.
Përtej kësaj, mbetet kurioz fakti që në shekullin e 21-të, me një shoqëri në emigrim masiv, të shfetarizuar relativisht, themeli i marrëdhënieve mbetet i njëjtë, ndonëse jo më me aq ndikim therës dhe shtypës sa më parë.
*Referimet në tekst brenda “zhanrit të pornos shqipe” janë rastësore
Comments
Shifren e prostitutave e ka
Shifren e prostitutave e ka dhene tek emisioni i Fevziut atdhetari dhe patrioti i flakte greko-shqiptari Laert Vasilis. Qe me te drejte prifti orthodoks Xhufka e deklaroi kalores te shqiptarizmit.
Bekuar qofshim si komb.
Ka nje te vertete te madhe ne
Ka nje te vertete te madhe ne shkrimin tuaj, por nuk eshte Shqiperia epiqendra per te cilen po flet kaq shume. Eshte gjithe rajoni duke filluar nga Turqia, greqia maqedoni e shqiperi, mal i zi e kroaci. Te gjitha keto vende pavaresisht civilizimit aty ketu, ku me shume e ku me pak, ne kete fushe jane pothuajse njelloj. Ne aspektin qe nese vendosim nje shkalle nga 1-100 te gjitha keto vende rrotullohen diku 1-5 dhe pastaj kemi fqinjet e ketij rajoni: Itali, rumani, bullgari austri, slloveni qe e fillojne diku nga 60 e siper. Kjo eshte diferenca.
Ne turqi psh, prostitucioni taksohet, eshte e drejte e ligjshme dhe ka ekzistuar i tille si nja 70 vjet para. Por revistat turke te pornos kane modele te huaja. Playboy version grek ekziston prej 30 vitesh a me shume, por modelet nuk jane greke. Serbet po ashtu.
Edhe nese kerkon ne faqet porno, per te gjithe kete rajon qe folem, nuk gjen video profesionale, por vetem amatorizma me cel ne erresiren e dhomes ku nuk mund ta identifikosh as femren as mashkullin. Kurse filmat italiane a rumene porno ekzistojne qe ne kohen e bardhezise
Nuk mendoj se pornografia
Nuk mendoj se pornografia shqip nuk flitet lirisht, mendoj biles se ate e sheh neper sheshe te qyteteve tona. Kufinjte jane perdor jo vetem si cnderim por dhe si nderim, kush nuk do e donte nje goce nga Gjirokastra apo Permeti ne kohet tona, ato ishin fiks amvisa, te zgjuara por jo si ato te bregut apo ato nga tepelena (se nuk ishin intelektuale dhe shpirt buta)
Apo ne raste akoma me specifike kur ne veri malesoret katolik dhe qytetaret katolik nuk martoheshin se bashku, se malesoret ashtu mbeteshin te pagdhendur.
Ceshtja e kufinjeve pra nuk lidhet me pornografine me domosdo, sesa me nje steriotip i krijuar prej kohesh ketu.
Francezet kane nje shprehje "Vas te faire foutre" kjo eshte menyra me e zakonshme e sharjes, qe do te thote "go fuck yourself" qe ne vendet anglishtfolese eshte masivisht e perdorur. Pra kjo nuk lidhet vetem me çkulturen tone, por eshte nje forme passive mendore e cila e lidh aktin e mastrubimit apo ate seksual si dicka te keqe.
Me pak perpjekje kupton se kjo teme ne Shqiperi eshte luks mendor te flitet, kur meshkujt dhe femrat nuk kane fjetur njehere me mendimet e tyre. Prandaj kjo i takon shoqerive pak me te zhvilluara se kjo e jona, qe femra shihet si ajo qe hekuros,lan,shplan dhe e ke te shpija, dhe tashme keto jane kufinjte e ri qe shoqeria post-komunizem ka vene.
Add new comment