selia

Përplasja në PD, mbështetësit e Berishës hyjnë në seli (VIDEO)

Postuar në 08 Janar, 2022 12:30

Oborri i selisë së Partisë Demokratike është sot skena e një proteste unike në historinë e politikës shqiptare. Mbështetës të ish-kryetarit Berisha mbërritën në oborrin e selisë rreth orës 11:00 dhe arritën të futen në ndërtesë, pasi thyen derën kryesore. Pas një përplasjeje me Roland Bejkon në oborrin e selisë, mbështetësit e Berishës thyen xhamat e dyerve dhe kamerat, duke depërtuar në hollin e selisë.

Partia Demokratike reagoi pas incidentit, duke e cilësuar dhunë të papranueshme.

Beteja për selinë, beteja e vetme që mund të bënte Lulzim Basha

Postuar në 04 Janar, 2022 02:00

Në media qarkullon këto orë një lajm mbi ndalim qarkullimin e mediave në selinë e Partisë Demokratike. Është ndoshta karantina më unike në botë, e ideuar nga Lulzim Basha, që ka marrë vendim përfundimtar të mbrojë sinoret e një godine, në një akt ndoshta të paprecedentë.

Lufta për godinën dhe vulën është aspekti më komik i kësaj që po ndodh, ndonëse pas saj fshihet një politikë meskine që i intereson edhe shumicës në pushtet. Një emër, një logo, një vulë, ca deputetë, mjaftojnë për përfaqësim. Apo më mirë iluzionin e përfaqësimit opozitar.

Nuk është hera e parë që "vidhet" një seli partie

Postuar në 13 Mars, 2021 13:47

Këto dy ditë Presidenti i Republikës, Ilir Meta është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të përplasjes në selinë e FRD-së, të cilën Bashkia e Tiranës ka kërkuar të lirohet. Presidenti u filmua duke u përplasur verbalisht dhe fizikisht me punonjës të policisë bashkiake, një akt që po interpretohet në mënyra të ndryshme.

Në media kanë dalë edhe letrat përkatëse të cilat edhe ato interpretohen sipas midesë.

Taksa e dividentit, "Shell" paralajmëron zhvendosjen e selisë në Britaninë e Madhe

Postuar në 04 Korrik, 2020 14:40

Kompania e njohur Royal Dutch Shell mund ta zhvendosë selinë qendrore në Angli. Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi ekzekutiv i saj, Ben van Beurden përmes një interviste në një prej gazetave hollandeze. Sipas tij, kompania po mendon të shkrijë strukturën e dyfishtë që ka aktualisht mes Hollandës dhe Britanisë së Madhe në funksion të thjeshtimit.

Duhet të mendosh vazhdimisht. Asgjë nuk është permanente dhe sigurisht që ne do të shikojmë klimën e biznesit

është shprehur van Beurden.

Dalai Lama: Ëndërroj që selia e NATO-s të jetë në Moskë

Postuar në 16 Gusht, 2017 21:03

Dalai Lama ëndërron që shtabi politik i NATO-s të jetë në Moskë. Ai e ka zbuluar këtë në një intervistë për gazetën ruse Kommersant, intervistë e cila po citohet gjerësisht. 
 “E kam përmendur edhe më parë një ide që mund të jetë një ëndërr boshe, por nëse NATO do të vendoste shtabin në Moskë, kjo mund të minimizonte keqkuptimet e rusëve", tha ai. 
Duke vijuar më tej, lideri shpirtëror tibetian ka shtuar jo pa ironi se kam frikë se "pas këtij sugjerimi nuk do më lënë të shkoj në Amerikë". 

Subscribe to RSS - selia