Qeveria
Mikpritje shqiptare, apo përulje ndaj më të fuqishmit?
Gjukanoviç rrëzon Abazoviçin në Mal të Zi
Qeveria e Dritan Abazoviç në Mal të Zi është rrëzuar. Mocioni i mosbesimit është miratuar duke hapur rrugën për zgjedhje.
Ne kemi nevojë për zgjedhje dhe një qeveri stabël
është shprehur nismëtari i mocionit, Danijel Zivkoviç.
Aksioner(shteti) te porti i Durrësit për paratë e shtetit, jo të xhepit?
Në një ceremoni të nënshkrimit të memorandumit për portin e ri të Durrësit u dha një shfaqje e rrallë e tufës së seleksionuar filobuxhetore të të ashtuquajturës qeveri shqiptare. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku i premtoi Mirelës së Turizmit(me këtë gjuhë) sesa shumë zhvillim do të sjellë kjo vepër. Paralel me këtë miklim shoqesh ministresha kalonte në plane një Delina gati e lumtur.
Festë në shesh për negociatat, ose si të provojmë se majmuni vjen nga njeriu!
Nga kënga për tunelin e Kardhiqit te festa për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Pas protestave, qeveria merr përsipër monitorimin e çmimit të naftës
Kryeministri Edi Rama thirri sot në takim furnizuesit e naftës në vend, pas rritjes së çmimeve, që gjeneruan protesta në qytetet kryesore të vendit. Rama i vuri ata në dijeni për një akt të ri normativ, me anë të të cilit legjitimohet ngritja e një bordi që i jep qeverisë mundësinë të hyjë në administrimin e furnizimit. Çmimet e pamiratuara nga bordi në fjalë, sipas kryeministrit, do t’u kushtojnë licencën pikave të karburantit.
Mediat libiane: Merren peng dy ministra të qeverisë së re
Ministrat e Jashtëm të Libisë, Hafez Gaddur, ish-ambasadori i Libisë në Itali, dhe ai i Arsimit, Salha Al Daraëqui, dyshohet se janë rrëmbyer teksa po transferoheshin nga Misurata në Tobruk, ku ishte planifikuar ceremonia e betimit të qeverisë së re të Fathi Bashaga.
Lajmi bëhet i ditur nga disa media libiane, sipas të cilave, autokolona e makinave është gjetur në mes të një sulmi me armë zjarri zjarri mëngjesin e sotëm. Hapësira ajrore libiane është mbyllur për momentin.
Satelitët për Partinë, ujin dhe bukën(me shpresë) për Shqipërinë!
Pak javë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria së shpejti do të ketë satelitin e vet. Ne duhet ta presim me gëzim edhe ëndrrën e një njeriu, sidomos po të mbajmë parasysh faktin se me satelitin tonë dhe vullnetin e hekurt për të bërë shtet, nuk do kemi nevojën e të huajve për parë nga ajri fushat me hashash. Çfarë tjetër të shikosh nga lart në Shqipëri?
Gjermania do të pranojë 400 mijë punëtorë të kualifikuar në vit
Qeveria e re gjermane mban të njëjtën qasje me paraardhësen sa i takon pranimit të punonjësve të kualifikuar. Në përpjekje për të zbutur plakjen e popullsisë dhe mungesën e fuqisë punëtore në sektorë kyçë që rrezikojnë të minojnë rimëkëmbjen nga pandemia e koronavirusit, qeveria e Olaf Scholz njoftoi se do të tërheqë 400 mijë punëtorë të kualifikuar në vend çdo vit.
Qeveria kanadeze tërhiqet nga vendimi për vaksinimin e detyrueshëm të kamionistëve
Qeveria kanadeze u tërhoq nga vendimi për vaksinimin e detyrueshëm të shoferëve të kamionëve që kalojnë nga Shtetet e Bashkuara. Vendimi për vaksinimin e detyrueshëm të kësaj kategorie ishte parashikuar të hynte në fuqi të shtunën. Por partia kryesore e opozitës dhe lobi i kamionëve e kundërshtuan këtë vendim, me argumentin se mund të rezultojë në mungesë shoferësh, të prishë tregtinë dhe të rrisë inflacionin.
Austria: "Kamp përqendrimi" për të pavaksinuarit
Miliona austriakë që nuk kanë pranuar të bëjnë vaksinën do të vendosen në karantinë. Masa e re e marrë nga qeveria hyn në fuqi nga e hëna dhe vjen pas një rritjeje të infeksioneve në nivele rekord dhe mbipopullim në njësitë e kujdesit intensiv, raporton Reuters.