nato

Specialët e NATO-s në ndihmë të ushtrisë afgane përballë talebanëve

Postuar në 30 Shtator, 2015 09:19

Forcat speciale të misionit të NATO-s në Afganistan u vendosën në Kunduz për të ndihmuar ushtarakët afganë të rimarrin këtë qytet të madh në qytetin verior rebelëve talebanë, AFP raporton se këtë lajm e ka theksuar sot zëdhënës i forcave amerikane, koloneli Brian Tribus. Po sipas AFP një burim ushtarak perëndimor theksoi se bëhej fjalë veçanërisht për ushtarë të elitës amerikane, britanike dhe gjrmane, që janë pjesë e 13 000 ushtarëve të huaj që ndodhen ende në Afganistan.

SHBA rishikon planet rezervë. Në konsideratë konflikti me Rusinë, me apo pa NATO

Postuar në 20 Shtator, 2015 15:57

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rifutur në axhendë përgatitje për një konflikt të armatosur me Rusinë. Revista “Foreign Policy” shkruan se kjo është hera e parë që nga Lufta e Ftohtë, që SHBA po merr në konsideratë përballjen e armatosur me Moskën.  “Duke patur parasysh mjedisin e sigurisë, veprimet e Rusisë, është bërë e qartë se ne kemi nevojë të përditësojmë planet që kemi në përgjigje të ndonjë agresioni të mundshëm ndaj një vendi aleat në NATO”, citon FP një zyrtar të lartë të Departamentit të Mbrojtjes.

Qeveria malazeze miraton rezolutë për anëtarësimin në NATO

Postuar në 19 Shtator, 2015 13:33

Qeveria malazeze ka miratuar një rezolutë për anëtarësimin në NATO. Agjencia ruse e lajmeve, “Sputnik” shkruan se ky akt mund të jetë i koordinuar, pasi në muajin dhjetor parashikohet një takim i ministrave të vendeve anëtare të NATO-s dhe me këtë rast, edhe çështja e Malit të Zi mund të hyjë në axhendë. “Sputnik” citon kreun e opozitës malazeze, Andrija Mandiç, sipas të cilit trajtimi i kërkesës malazeze duhet parë me seriozitet, pasi në çdo rast, Aleanca mund të përballet nesër me një kërkesë për dalje të Malit të Zi nga NATO.

Pages

Subscribe to RSS - nato