mbetjet

Plehrat kanë konsensus 100% në Parlament. Opozita katandiset në lolon e qeverisë

Postuar në 22 Shtator, 2016 12:56

Situata e krijuar me ligjin e ri të importit të mbetjeve e ka kthyer Parlamentin në një sallë karagjozlllëku që nuk gjen shok në këtë vend. Ligji është dakordësuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese por Partia Demokratike, nisur nga fakti se ka një protestë ka bërë zhurmë të madhe duke kërkuar prezencën e kryeministrit.

Importi i mbetjeve drejt finalizimit. Kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese Shalsi si zëdhënës i industrisë

Postuar në 14 Shtator, 2016 10:56

Importi i mbetjeve është tashmë në proces finalizimi. Ndonëse shumica në pushtet e bëri një ndër kauzat e veta këtë çështje kur ishte në opozitë, sot ajo po inicion projektligje të kundërta me qëndrimet e deridjeshme. Në një intervistë për gazetën “Shekulli” nismëtari i këtij projektligji, Eduard Shalsi, thotë se është pranuar kërkesa e shoqërisë civile për të mos lejuar importin e mbetjeve që destinohen për djegie.

Një vdekje në Sharrë, biznesi i mbetjeve, një kryetar Bashkie, Ilir Meta filozof dhe një hetim që nuk ecën

Postuar në 27 Gusht, 2016 20:43

Para disa javësh mediat raportuan për vdekjen e një fëmije në landfillin e Sharrës.

Firma që operonte u akuzua se kishte lidhje politike dhe ishte zgjedhje e kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj.

Mediat zbuluan se Ardit Gjoklaj ishte i pasiguruar në punën që bënte

Landfilli Sharrës ka qenë nën monitorim dhe mbikëyqrje të Bashkisë, kryetari i së cilës është pronocuar disa herë.

Mediat raportojnë për një skemë të plotë ekonomike që funksionon në të zezë, një lloj Gërdeci i mbetjeve urbane. Raportohet edhe për një të vdekur tjetër.

Shikoni se për sa kohë dekompozohen mbetjet e çdo familjeje apo biznesi!

Postuar në 25 Gusht, 2015 18:14

Mbetjet urbane kanë një ndikim të madh në mjedis. Me rritjen e lëvizjes migratore drejt qyteteve ky problem është rënduar. Ka disa të dhëna konkrete për këtë: “Shqipëria nuk ka një sistem të ndarjes së mbetjeve, të gjithë mbetjet urbane përfundojnë në vendet e grumbullimit, të cilat së fundmi janë të rikonstruktuara dhe/ose në vende të caktuara por që nuk përmbushin standardet mjedisore.

Pages

Subscribe to RSS - mbetjet