krime lufte

Zbulohet vendndodhja e mbetjeve të ish-kryeministrit japonez të LIIB, Hideki Tojo

Postuar në 14 Qershor, 2021 12:33

Ka marrë fund misteri i vendndodhjes së mbetjeve të ish-kryeministrit të Japonisë militariste, Hideki Tojo, ekzekutuar me varje në vitin 1948 nga amerikanët si kriminel lufte. Profesori japonez i universitetit të Nihon, Hiroaki Takazawa, ka zbuluar në arkivat amerikane, dokumente të deklasifikuara që zbulojnë se çfraë ndodhi me mbetjet e Tojos, i cilësua si arkitekti i sulmit mbi Peral Harbor.

Vetëhelmohet në sallën e gjyqit gjenerali kroat (Video)

Postuar në 29 Nëntor, 2017 15:55

Ndërroi jetë pasi u vetëhelmua në sallën e gjyqit në Hagë, ish-komandanti i trupave kroate të Bosnjës, Slobodan Praljak.  72-vjeçari i akuzuar për krime lufte, piu helmin teksa gjykatësi i rikonfirmonte akuzat. Praljak vuante dënimin me 20 vite burg për masakrat e kryera në Mostar. Krahas urdhërave për vrasje e diskriminim etnik ndaj myslimanëve të Bosnjes, ish-gjenerali kroak akuzohet për urdhërin e shkaterrimit të urës së shekullore të Mostarit në vitin 1993.

Bugajski: Qeveria me ish-drejtues të UÇK-së nuk i pengon hetimet për krimet e luftës

Postuar në 29 Maj, 2017 18:13

Bashkëpunëtori i lartë i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Uashington DC dhe njohësi i proceseve politike në Ballkan, Janusz Bugajski ka dhënë një interviste për gazetën “Zëri” në Kosovë ku thotë se krijimi i një qeverie të re me drejtues ish-komandantë të UCCK-së, nuk do ta pengojë punën Gjykatës Speciale në hetimet për zbardhjen e krimeve të luftës në Kosovë.

Akuzë për krime lufte ndaj Fatmir Limajt

Postuar në 28 Tetor, 2016 15:03

Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë kundër deputetit, Fatmir Limaj, për veprën penale: krime lufte kundër popullatës civile.
Në një njoftim të prokurorisë thuhet se "rasti ka të bëjë me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, në Kosovën qendrore, të cilët me datën dy nëntor 1998, janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari", po të kësaj komune.

Lufta në Siri çon në krizë të thellë raportet mes Rusisë dhe Perëndimit. Akuza për krime lufte dhe barbarizëm

Postuar në 26 Shtator, 2016 04:04

Kriza siriane ka tensionuar marrëdhnëiet mes Perëndimit dhe Rusisë drejt një pike të re. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është mbledhur me kërkeë të ShBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës për të diskutuar mbi nisjen e luftimeve në qytetin e Halepit pas sulmeve ajrore të datës 17 shtator. ShBA deklaroi se sulmi në Dayr al-Zawr që shkaktoi vdekjen e 50 ushtarëve sirianë dhe plagosjen e 100 të tjerëve ishte keqllogaritje.

Subscribe to RSS - krime lufte