kosova

Vllasi: Shanset e rikthimit të Serbisë në Kosovë sa shanset e rikthimit të Perandorisë Otomane në Ballkan

Postuar në 05 Tetor, 2023 17:26

Për rrethanat dhe pasojat e sulmit në Banjskë ka folur edhe Azem Vllasi, ish-kryetar i Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, ish-ambasador i Kosovës. Në një intervistë për televizionin serb, N1, Vllasi i cilësoi si përralla të shërbimeve sekrete alibitë e autoriteteve serbe se Radoiçiç i ka blerë armët në Tuzla të Bosnjës.

Schmitt: Ngjarja në Banjskë tregoi lidhjen e grupeve kriminale me Beogradin

Postuar në 03 Tetor, 2023 14:30

Historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt, thotë se ata që kanë interes t’ia ndalojnë aksesin Policisë së Kosovës në veri të vendit janë ata që qëndrojnë pas krimit të organizuar. Në një intervistë për Swissinfo.ch, Schmitt thotë se çdo veprim i policisë kosovare tentohet të paraqitet si dhunë etnike.

Vuçiç justifikon sulmin në Banjskë: Lindi nga nevoja për vetëmbrojtje

Postuar në 02 Tetor, 2023 22:20

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka dhënë një intervistë për CNN, ku është pyetur për sulmin në veri të Kosovës dhe situatën e tensionuar atje. Vuçiç thotë në intervistë se gjithçka nisi nga nevoja e serbëve për t’u vetëmbrojtur, ndërsa jep një përgjigje përgjithësuese për «të gjithë ata që kanë kryer vepra kriminale».

Ministri serb i Mbrojtjes: Nuk e sulmuam Kosovën, por e bëjmë nëse na kërkohet

Postuar në 02 Tetor, 2023 14:42

Ushtria serbe hedh poshtë përfshirjen në sulmin e Banjskës më 24 shtator, por shprehet e gatshme për agresion ushtarak ndaj Kosovës, nëse i kërkohet.

Në një deklaratë të përbashkët me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ministri serb i Mbrojtjes, Miloš Vuçeviç, tha se në një rast të tillë, para se ndërmarrë këtë hap, Serbia do të njoftonte fillimisht KFOR-in.

Neutraliteti "i çuditshëm" i Shqipërisë në krizën e Kosovës

Postuar në 01 Tetor, 2023 21:20

Në krizën e tanishme mes Serbisë – dështimit te saj dhe Kosovës ka shumë dramacite dhe tension. Por turpi i takon Shqipërisë zyrtare. 

Askush nuk e kupton dot politikën e saj të jashtme në këtë pikë: linjëzim me BE-në thotë kryeministri që po bën çmos që deklarimet t’i ketë përherë me Kosovën objekt akuze. Dhe bashkëpërgjegjësie. 

Raportime për tërheqjen e trupave serbe nga kufiri me Kosovën

Postuar në 30 Shtator, 2023 16:08

Serbia ka nisur tërheqjen e trupave ushtarake nga kufiri në veri të Kosovës. Mediat e Kosovës raportojnë për një autokolonë ushtarake në jug të Serbisë, e cila është parë të lëvizë nga drejtimi i Vranjës në drejtim të Nishit, afër qytetit të Predejanës.

Predejana ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Merdarë.

Një rol i ri i Britanisë në Ballkan: "Aleancë SHBA-Britani-Kosovë për shqetësimet imediate të sigurisë"

Postuar në 30 Shtator, 2023 15:44

Perëndimi po ruan ende një sens përmbajtjeje ndaj Serbisë, që mund të rezultojë me pasoja. Ndonëse është e drejtë të vlerësohet se përgjigja zyrtare do të duhet të jepet pas zbardhjes së ngjarjes së Banjskës, është tanimë evidente se përgjegjësia për atë që ka ndodhur është te pala serbe. Shtimi i kontigjentit të KFOR në Kosovë lidhet me çështje të sigurisë dhe synon të shkurajojë çdo aventurë të mundshme të Beogradit që nuk ka më hapësirë manovrimi. Por ky veprim është në një farë mënyre sinjalizim se brenda Perëndimit koniunktura po ndryshon.

Përgjigje Ramës: Nuk nevojitet kontrolli i KFOR-it në veri

Postuar në 28 Shtator, 2023 23:42

Ministra të qeverisë së Albin Kurtit iu përgjigjën deklaratës së kryeministrit Rama, i cili tha sot se situatën në veri të Kosovës duhet ta marrë nën kontroll KFOR-i.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një postim në Facebook tha se kjo është e panevojshme, por shtoi se patrullime të përbashkëta mund të kryhen në vijën kufitare, pasi “prej andej vjen armatimi, municioni dhe mercenarët që duan luftë”.

Deklaratën e Ramës për KFOR-in, ministrja Haxhiu e quajti kërkesë “të stërvjetëruar të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç”.

Kuvendi i Kosovës: Pas sulmit në Banjskë është Serbia

Postuar në 28 Shtator, 2023 17:22

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në unanimitet sulmin në Banjskë, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku e u lënduan tre policë të tjerë.

Sulmi në Banjskë, Hovenier: Arsenali i konfiskuar, i paaksesueshëm për qytetarët e thjeshtë

Postuar në 26 Shtator, 2023 21:14

«Një sulm i koordinuar dhe i sofistikuar» i kryer nga njerëz të armatosur që dukej se ishin stërvitur ushtarakisht.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey M. Hovenier, thotë se sulmi në Banjskë në orët e para të mëngjesit të së dielës kishte për qëllim destabilizimin e rajonit.

Sasia e armëve sugjeron se kjo ishte serioze, me një plan për të destabilizuar sigurinë në rajon.

Pages

Subscribe to RSS - kosova