holande

Franca mund t’i bashkohet ShBA në goditjen e ISIS-it në Siri

Postuar në 05 Shtator, 2015 14:58

Franca mund t’i bashkohet veprimeve ushtarake të ShBA-së në Siri kundër Shtetit Islamik. Gazeta greke “Protothema” i referohet gazetës franceze “Le Monde”, sipas së cilës Presidenti francez, Francoise Holande, do ta njoftojë këtë gjë ditën e hënë.
Objekt i sulmeve franceze do të jenë pozicionet e ISIS në Siri, prej nga ku po prodhohet ndër të tjera edhe tragjedia e refugjatëve. Duket se është ky një nga faktorët që po angazhon perëndimin për të goditur militantët e ISIS, ndonëse me këtë rast çështja e Bashar al Asad po kalon në plan të dytë, pse jo me një marrëveshje të heshtur.

Parisi i angazhuar plotësisht me Athinën. Tsipras është trim, kurse Vaoufakis “desh shkatërroi Greqinë”

Postuar në 27 Gusht, 2015 11:42

Afrimi i zgjedhjeve të reja në Greqi po zbulon se një aktor kryesor propagandues e ndikues në to është Bashkimi Europian dhe dy vendet kryesore: Gjermania dhe Franca. Të dyja këto vende duket se ndjekim qëllime të ndryshme ndaj Greqisë, për të cilën Berlini mendon edhe një nxjerrje jashtë Eurozonës.

Franca dhe Gjermania paralajmërojnë politika të reja për imigracionin

Postuar në 25 Gusht, 2015 11:19

Franca dhe Gjermani kanë ndërmend të rishikojnë politikën në rang BE-je për imigracionin. Presidenti Holande dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë diskutuar në takimin e Berlinit për atë që e kanë quajtur situatë të jashtëzakonshme. “Ka momente në historinë evropiane, ku ndodhemi para situatave të jashtëzakonshme. Sot kemi një situatë të tillë të jashtëzakonshme, e cila do të zgjasë për aq kohë sa nuk janë zgjidhur krizat. Evropanuk mund të presë dhe të përpiqet çdo ditë të përshtatet me situatën. Duhet të organizohemi dhe ta rakordojmë politikën tonë", tha Holande.

Pages

Subscribe to RSS - holande