Europa

Shtetet kombëtare europiane nën presion

Postuar në 21 Gusht, 2015 10:07

Kush do t'i bëjë të interesohen për njëri-tjetrin njerëz që nuk njihen dhe nuk kanë të bëjnë asgjë fare me njëri-tjetrin, duhet të mendojë diçka. Sepse shumica e njerëzve duan të jetojnë në grupe të qarta si familja, fshati, provinca. Çdo gjë që shkon përtej këtyre është për ta mjaft larg. Këtë gjë e mësuan ata politikanë gjermanë që donin të bashkonin në gjysmën e dytë të shekullit XIX principatat gjermane në një shtet të përbashkët. Shumica e bashkatdhetarëve të tyre, konstatuan se e kishin shumë të vështirë idenë e një Gjermanie të bashkuar.

Mesazh Europës: Emigrantët duhen parë si burim ekonomik

Postuar në 19 Gusht, 2015 17:15

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “L’Unita”, ku flet për temën e emigracionit. Nëse e lexojmë drejt, kryeministri shqiptar përcjell një mesazh të tërthortë për t’i parë emigrantët si burim ekonomik, pra të shihet mundësia e pranimit të tyre. Një kërkesë që nuk mund të bëhet dot publikisht. Kriza migratore po përvijohet si kryesorja sot për Europën. Më poshtë intervista e plotë: Në Itali këto ditë, emigracioni është në qendër të debatit.

Merkel: Azil vetëm atyre që kanë më shumë nevojë, duhet një klasifikim europian për “vendet e sigurta”

Postuar në 17 Gusht, 2015 10:49

Kancelarja Angela Merkel ka bërë të qartë në një intervistë se askush nuk duhet të krijojë shpresa të kota sa i takon azilkërkuesve, pasi do të ndihmohen vetëm ata që kanë nevojë më shumë.

40% e kërkesave për azil në Gjermani nga Ballkani

Postuar në 13 Gusht, 2015 22:37

“Është e papranueshme për Europën që një pjesë e madhe e kërkesave për azil vijnë nga Ballkani.” Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm Gjerman, Tomas De Maizer duke sqaruar se statusin e azilantit e përfitojnë vetëm ata që janë të përndjekur nga vendi i tyre.

Pages

Subscribe to RSS - Europa