be

Parisi dhe rënia e Romës

Postuar në 25 Nëntor, 2015 10:14

Nuk do të përsëris ato që keni lexuar apo dëgjuar tashmë. Nuk do të them se ajo që ndodhi në Paris ishte një tmerr i pashoq, sepse nuk ishte. Nuk do të them që bota është përkrah Francës, sepse është një frazë sipërfaqësore. Dhe as kam ndërmend të duartrokas betimin e presidentit Hollande për hakmarrje “të pashpirt”, sepse nuk besoj në të. Në vend të këtyre, unë do t’ju rrëfej se kjo është mënyra si bien civilizimet.

Korrupsioni në gjyqësor, ose gjyqtarët hajdutë, kërkesë e panegociueshme nga BE

Postuar në 24 Nëntor, 2015 18:48

Bashkimi Europian po shprehet shumë qartë së fundmi për situatën e korrupsionit në Shqipëri. Sidomos në gjyqësorin shqiptar. Fjalët e hapura, akuzat direkte, vijnë nga ambasadorja e BE-së në Tiranë si konstatime, njësoj siç flitet nga shumëkush në Shqipëri. E ndërkohë që edhe vetë kryeministri e quan gjyqësorin një korporatë, apo më keq, askush nuk i kërkon atij, apo ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, të provojnë atë që thonë. Gjithsesi deklaratat e Vlahutin duhen marrë si adresime direkte të BE-së që e ftojnë politikën të veprojë:

Terrorizmi/Propozohet krijimi i një Shërbimi Sekret Europian

Postuar në 20 Nëntor, 2015 14:46

Pas sulmeve të Parisit, Europa ndodhet në udhëkryqin e vendimmarrjes për reagimin që duhet të ndjekë dhe strategjitë që duhet të adoptojë. Ndërkohë që Franca është angazhuar në një fushatë ushtarake, në Bashkimin Europian, ka mbërritur një propozim që mund të vlejë për harmonizimin e përpjekjeve kundër terrorizmit dhe në rritjen e sigurisë. Komisioneri për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Qytetarinë, Dimitris Avramopoulos, ka propozuar në takimin e ministrave të Brendshëm të BE-së në Bruksel, krijimin e një shërbimi sekret europian.

SHBA: Ta detyrojmë qeverinë shqiptare të bëhet më e përgjegjshme. Nuk duhet të ketë në listat e saj partiake trafikantë

Postuar në 04 Nëntor, 2015 23:02

Analisti me përvojë i politikës së Shqipërisë, Robert Hand u bën thirrje partive politike të arrijnë kompromis për reformën në drejtësi për të mirën e vendit.

“BE-ja në dorë të Gjermanisë dhe të Merkelit. Të tjerët, thjesht janë strukur”

Postuar në 02 Nëntor, 2015 14:13

Europa e Bashkuar varet sot nga një person i vetëm: Angela Merkel. Kjo jo sepse Merkel është e vetmja europiane që do dhe lufton për projektin e BE-së, por sepse ajo është e vemtja nga drejtuesit europianë që është e angazhuar dhe ndoshta beson në të. Ky është mendimi që jep në Deutsche Welle, Barbara Wesel, sipas së cilës nëse do të duhet ruajtur struktura e BE-së, kërkesa për zëvendësimin e Angela Merkel duhet shtyrë për ca. “Faktikisht Angela Merkel është për momentin e pazëvendësueshme.

Kohezioni i Evropës humbi në moçalishten e Ballkanit

Postuar në 01 Nëntor, 2015 13:36

Fërkimet aktuale politike ndërmjet shteteve anëtare të BE-së, janë një dëshmi syçelët, jo vetëm e gjendjes së kohezionit në union, por edhe për lidhjen mes kohezionit dhe kapacitetit të Evropës për të vepruar së bashku. Në një pikëpamje mbizotëruese, kohezioni duhet të rritej me shtimin e ndërvarësisë dhe ndërveprimit midis evropianëve.

Reecetat e BE-së nuk vlejnë më*

Postuar në 22 Tetor, 2015 10:06

Në samitin e BE-së javën e kaluar kryetarët e shteteve dhe të qeverive bënin ende sikur kishte një politikë të përbashkët për refugjatët dhe iniciativa për zgjidhje. Tani, as një javë më vonë, faktet në rrugën e Ballkanit flasin një gjuhë tjetër. Nuk ndjehet më asgjë nga solidariteti evropian dhe ndarja e barrës. Çdo shtet mbron vetëm vetën.

Azilkërkuesit në BE, numri i tyre kalon rekordin e vitit 1992

Postuar në 16 Tetor, 2015 08:56

 Numri i kërkesave për azil, i paraqitur këtë vit në shtetet e Bashkimit Evropian, e ka kaluar rekordin e shënuar në vitin 1992, pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Për dallim prej vitit 1992, kur gati dy e treta (444.000) e azilkërkuesve vinin prej shteteve evropiane, tani ka më së shumti sirianë dhe afganë, por qytetarët e Ballkanit Perëndimor paraqesin grupin e dytë për nga madhësia (155.045).

Ambasadorja Vlahutin: Reforma në drejtësi duhet të bëhet, e panegociueshme

Postuar në 09 Tetor, 2015 15:06

Ambasadorja Romana Vlahutin ka bërë të qartë se Reforma në Drejtësi është thelbësore dhe kusht i panegociueshëm për Integrimin e vendit. Ambasadorja e Bashkimit Europian gjatë një vizite në Korçë deklaroi se po përpiqemi shumë t'i shpejgojmë politikës se parësore janë interesat kombëtare. “Në mënyrë absolute që po, sigurisht. Ju e dini që  kemi tashmë ato që quhen 5 prioritete kyçe. Tre prej tyre kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, apo shtetin e së drejtës, reforma në gjyqësor, lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit.

Pages

Subscribe to RSS - be