Buxheti i Bashkisë së Tiranës, rriten investimet në arsimin parauniversitar

Postuar në 29 Janar, 2015 01:34

“Gazeta Shqiptare” shkruan se arsimi parauniversitar është një ndër tre sektorët që zë më shumë peshë në buxhetin e Bashkisë së Tiranës dhe veç i investimet në kopshtet dhe shkollat ekzistuese,kjo  bashki synon edhe ndërtimin e objekteve të reja arsimore në zonat informale ku ka mungesë të këtyre institucioneve. Në vitet 2015­ 2017, investimi në arsimin para­ shkollor do të zërë 21% të investimeve të Bashkisë së Tiranës. Sipas “Gazeta Shqiptare” në një hark kohor 3-vjeçar, Bashkia e Tiranës parashikon të rikonstruktojë 16 shkolla, 14 nëntë-­vjeçare dhe dy të mesme, 6 kopshte, shkollën speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara, ndërtimin e 4 palestrave të reja dhe rikonstruksion të 2420 m2 palestra ekzistuese, si dhe shtim të 34 laboratorëve të rinj. Ndërkohë që, përparësi bashkia po i jep edhe ndërtimit të objekteve të reja të arsimit parauniversitar në disa zona informale, si te Bregu i Lumit, por edhe në zona të tjera që kanë mbipopulli m, siç është zona te ish­Parku i Autobusëve.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.