Zbulime të reja mbi vendvarrimin e Krishtit (Video)

Postuar në 29 Nëntor, 2017 09:30

Kisha e Ringjalljes në Jeruzalem  ka pësuar ndër shekuj sulme të dhunshme, zjarre, tërmete, ndërsa në 1009 u shkatërrua plotësisht dhe u rindërtua, duke detyruar hulumtuesit e rinj të dyshojnë nëse është me të vërtetë vendi ku u varros Jezusi  siç u përcaktua 17 shekuj më parë.

Rezultatet e hetimeve shkencore që disponon National Geographic, konfirmojnë se mbetjet e shpellës brenda tempullit janë nga varri që zbuluan romakët e lashtë.

Pjesa gëlqerore e varrit dhe pllaka e mermerit që e mbulon varrin daton rreth vitit 345. Sipas të dhënave historike, romakët e zbuluan varrin dhe e restauruan bashkë me ndërtimin e tempullit rreth vitit 326 pas Krishtit.

Edhe pse është e pamundur nga ana arkeologjike të konfirmohet se është me të vërtetë varri i Jezusit të Nazaretit, të dhënat e reja tregojnë se kompleksi funeral është ndërtuar gjatë kohës së Konstandinit të Madh.

http://www.kathimerini.gr/936758/gallery/epikairothta/kosmos/nees-apokal...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.