Ish-drejtuesit e "Mjaft" bashkohen sërish. Arbër Mazniku kalon nënkryetar i Bashkisë së Tiranës me kërkesë të Veliajt dhe pëlqimin e Endri Fugës

Postuar në 29 Korrik, 2015 07:22

Krahu i djathtë i Erion Veliajt në bashkinë e Tiranës me shumë gjasë do të jetë një nga bashkëpunëtorët e e tij më ngushtë në drejtimin e Lëvizjes "Mjaft". Bëhet fjalë për zv/ministrin aktual të Arsimit, Arbën Mazniku, i përfolur së fundmi për abuzime, të gjetura nga kontrolli i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Gazeta "Panorama" raporton se kryeministri Rama ka këmbëngulur që Mazniku të qëndrojë në postin e zv/ministrit të Arsimit për meritat që ka në hartimin e Ligjit të ri për Arsimin e Lartë, por Veliaj duket se e ka bindur kryeministrin Rama për të patur si nënkryetar të Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku. Në këtë vendim mësohet se ka ndikuar edhe pëlqimi i dhënë nga Endri Fuga, këshilltar i kryeministrit, dikur edhe ai aktivist drejtues i Lëvizjes "Mjaft". Në pritje për një propozim nga Veliaj është edhe Elisa Spiropali, e cila tha se do të pranonte vetëm propozime për detyra në lartësinë e punëve që ajo di të bëjë.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë të ditur emrin e zv/ministres së Turizmit Brunilda Paskali në postin e nënkryrtares së Bashkisë së Tiranës. Për këtë detyrë u përfol edhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, por në fund është rënë dakord për Paskalin. Ndërsa Fryma e Re Demokratike ka propozuar Andi Seferein. Nj post nënkryetari në Bashkinë e Tiranës mësohet se do të kenë edhe çamët e PDIU-së.
l.m

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Te hetohet se mos kjo organizata Mjaft eshte ndonje lozhe masonike....

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Produktet e Fondacionit Sorros. Nga "askush" behen "gjthkush". Me trampoline gjithandej. Majtas-djathtas gjithmone last. Nuk ka nevoje per hetime fare, keto gjera dihen.

Pse nuk flasin Lubonjistet dhe "analistet" pa fund shqiptare? Anti-nacionalistat dhe evripoanistat? Kozmopolitanet me 100 flamuj? Apo presin "Rrugen e Elbasanit" te flasi e para si gjthmone?

Submitted by Erjon Veliaj i ... (not verified) on

Veliaj ben mire qe i mbledh te vetet rreth vetes, si zv/kryeminister real i Shqiperise qe eshte, per nga siperfaqja dhe rendesia e Tiranes,

Por, zoteria Veliu  nuk duhet te harroj dhe t'i jet mirenjohes shkrimtarit gjinokastrit me banim ne Paris, Ismail Kadare. Duhet ta bej ate qytetar Nderi te Tiranes se Re, ku perfshihet edhe Sureli, si vendbanim i krieministrit Ed Rama.

Kur i duhej Velise, Ismail Kadare e "dhuroi" emrin e tij per "MJAFT", duke u bere Krietar Nderi, dhe duke sakrifikuar marrjen e Cmimit Nobel ne letersine prej kohes se Vetmise se Madhe.

Une them se Erjoni vendim te pare, pas mergimit te Ministrise se Kulturave ne Kinostudion Shqiperia Sot, Kryetari i Ri i Bashkise se Re, eshte mire te nenshkruaj pikerisht Rilindjen, domethene RiHapjen e Lidhjes se Shkrimtareve te Shqiperise dhe venien e saj emrin "Lidhja e Shkrimtarit Ismail Kadare".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.