Shenjtërimi i Aloise Stepinac, presidenti serb dhe kreu i kishës kundërshtojnë dhe i dërgojnë letra Papës

Postuar në 02 Korrik, 2014 08:34

Kisha Ortodokse Serbe është vënë në lëvizje lidhur me kanonzimin e mundshëm të ish-kardianlit kroat Aloise Stepinac.  Për këtë arsye kisha serbe i ka dorëzuar një letër sekretarit të Selisë së Shenjtë, Dominique Mamberti që ndodhet në një vizitë në Serbi. Mediat serbe nuk zbardhin letrën, por përcjellin lajmin se shpallja e pritshme si shenjt e Aloise Stepinac nuk pritet mirë. Një letër të ngjashme thuhet se i ka dorëzuar Mambertit edhe presidenti serb Tomislav Nikoliç. Figura e Stepinac është shumë kontroverse, pasi ai ishte kardinal gjatë Luftës së Dytë Botërore, në të cilën ustashët kroatë kryen krime të pashembullta ndaj serbëve, myslimanëve apo hebrejve. Rasti më i njohur është kampi i Jasonevacit. Madje Stepinac është dënuar pas lufte si bashkëpunëtor, por ky vendim, i marrë nga drejtësia e Titos, nuk e ka afektuar Vatikanin që të ecë drejt shenjtërimit të Stepinac, një akt gjithsesi i diskutuueshëm.

http://www.b92.net/eng/news/society.php?yyyy=2014&mm=07&dd=02&nav_id=90845

s.z  

Comments

Submitted by Ritter (not verified) on

Pse i diskutueshem sipas jush, pse u denua nga druzet e Titos? Fakti qe ka qene ne sherbim te Kishes gjate WWII nuk thote asgje. Ka vrare kend, ka dorezuar, ka torturuar, ka spiunuar? Lereni mentalitetin e vjeter komunist, se nuk gjykohet e kaluara me shabllone qesharake.

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>A e sheh foton ti Ritter. Ka bashkepunu ne vrasjen e kundershtar<span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">vet te nazizmit, te hebrejve etj. Vetem ne Shqipni nderohen tradhtart. Mbas luftes Enveri bani do gjyqe per te denu bashkepuntort e fashizmit, ndersa ne France, Belgjike e sidomos ne Holande, bashkepuntort e nazizmit, bile dhe familjet e tyne, i kane pushkatu pa gjyq, ne shpiat e tyne para fmijvet. Aq sa u desh me nderhy amerika me i ndalu.</span></p>

Submitted by Lazo (not verified) on

<p>Duhet ti kerkojme Gezim Alpionit qe ti shkruaj Papes, sic po i shkruan per Terezen dhe ti kerkoj qe ta shenjteroj fashistin kroat, medoemos.</p>

Submitted by Ritter (not verified) on

# Iliret nje foto protokollare nuk spjegon asgje, ka sa te duash foto te Hitlerit me politikane anglez, amerikane, meksikane qe nuk i bejne ata bashkepunetore te nazizmit. Kreu i Kishes ortodokse serbe eshte ai qe i deklarates fashiste ne Tirane para pak javesh, mos e harroni kaq shpejt!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.