Një moment i rëndësishëm diskutimi në Parlament; kryeministri pranon se në Himarë ka minoritet grek
Diskutimi i kryeministrit Edi Rama për reformën territoriale ka përfshirë në mënyrë të zgjeruar edhe çështjen e Himarës. Rama është thelluar në çështje të së drejtës dhe të historisë, ka sjellë si shembull “reportazhin” e Eqrem Çabejt në vitin 1936 në këtë zonë për të kaluar në finale në një pohim të diksutueshëm. “Në Himarë ka minoritet grek:, ka thënë Rama, pohim ky që nuk gjen mbështetje zyrtare në dokumentet e shtetit shqiptar. Kështu këtu, http://minoritetetshqiptare1.wordpress.com/2013/01/25/te-dhena-mbi-minoritetin-grek/, thuhet qartë se minoriteti grek është i përqendruar në Gjirokastër, Përmet dhe Sarandë. Për Himarën deri më sot është njohur dygjuhësia. Vangjel Dule i PBDNJ-së ka kapur momentin dhe duke replikuar me Ramën nuk ka munguar që ta falënderojë për pohimin se në Himarë ka minoritet. Tani këtu çështja mund edhe të kalojë pa ndonjë zhurmë të madhe, por pohimi i kryeministrit me siguri që do të instrumentalizohet, edhe pse shtjellimi i tij për ndarjen e re i mëshonte kritereve që nuk kanë si prioritet vetëm shqetësimet e pakicave. Përtej kësaj, mazhoranca duket e vendosur ta zgjidhë këtë çështje në favor të hartës së re, por edhe njëherë, është e mundur që pohimi i Ramës t’i ketë hapur vend një diskutimi të ri politik.
Ja një fragment nga fjala e Edi Ramës e cila mendojmë se ka rëndësi:
“Kur vjen puna për disa çështje delikate që lidhen me historinë dua t’i jap fund një debati që zgjatet prej 20 vitesh dhe që lidhet me Himarën. Për mua e për ne Himara është si Shkodra, Tropoja, Dibra e Kavaja e si gjithë bashkitë që u krijuan bazuar në kriteret e zonës funksionale, dhe nuk ka asnjë kriter tjetër. Por, fakti që në Himarë jeton një pjesë e minoritetit grek nuk nënkupton asnjë gjë tjetër veç respektimit të lirive dhe të drejtave individuale të tij. Këtë ne nuk e kemi njohur sot, por e kemi njohur e do ta respektojmë gjithmonë. Megjithë përpjekjet e vazhdueshme të shumëkujt që ka dashur ta shikojë Himarën ashtu siç ajo nuk është. Meqë përmende dhe origjinën time, jam krenar që jam një pjesë nga Himara, dhe nuk e quaj epërsi që jam shqiptar, por jam shqiptar. Nuk më bën të ndjej superioritet ndaj grekëve, por as të ndihem inferior...”
s.z
Comments
Te na rruje leshte Dulja

Te na rruje leshte Dulja tani,tani vetem ne enderr e fiton Himaren...hahahhaha

Mos diziformoni ju te

Mos diziformoni ju te Respublicas ose te pakten zgjerojeni pak me shume fjalen e Rames,ai tha qe ka minoritare greke ne Himare ashtu sic ka dhe ne Tirane,cfare ka per tu habitur ketu,minoritare ka pasur dhe ne Lac deri ne '90,dhe ka dhe ne Korce,Fier,Gjirokaster etj,por nuk do te thote qe keto jane zona minoritare,zona te tilla jane Dropulli,qe eshte i paster grek,por kjo nuk do te thote qe meqe paska minoritet ne keto qytete te quhen zona minoritare.

Se pari, Rama duhet

Se pari,

Rama duhet pershendetur ne qendrimet e tij, ne vija te trasha. madje me shume se cfare pritej.

Ketu do duhen permendur edhe ministri i pushtetit lokal, zoti Çuçi, dhe stafet perkates.

Nuk shkakton befasi Idrizi, apo njerez te tjere ne politike.

Bach Fino ishte hoxha emocional, nostalgjia e ktheu hsume pas...

PD..., do ta vuaj gjate kete mungese ne parlament.Do pendohet, dhe nuk do justifikohet dot duke ia hehdur Berishes...

Rama u artikulua qarte per raportet me opoziten, elokuent dhe, pse jo, pak manipulant!

Ajo qe do ta bezdis vete Ramen nga kjo dite, do jete perdorja e termit "minoritet etnik grek ne Himare.".

E vute re Dulen se si ia perseriti, shpejt e shpejt, per ta konfirmuar?

Nuk eshte fjala ka apo s'ka minoritar ne Himare, Blore, Fier apo Kukes. "Greke Etnik" dmth "greke ne trojet e tyre".

Gje qe nuk eshte as e vertete dhe as e lehte per tu kaluar si nje lapsus...

A vertete mendon Rama keshtu?

Nuk e ka fjalen per minoritet

Nuk e ka fjalen per minoritet autokton mor jo ja lexo cka thene;

"Llogjika qe kudo ku ka nje minoritet nuk duhet te kemi ndryshim kufinjsh te njesive administrative te con pershembull me idene qe meqe ka nje minoritet serbo-malazez ne Shkoder,ajo nuk duhet te zgjerohet...meqe ka minoritet grek ne Tirane,dhe Tirana duhet te mbetej aq sa ishte dhe me rradhe..."

Kurse kjo eshte pergjigja ndaj Dules qe u perpoq te manipulonte:

"e kam cmuar gjithmone inteligjencen tende por nuk pranoj te fyesh timen,dhe aq me teper duke me cituar c'ka une nuk thashe,ne Himare nuk ka shtete pale,Himara eshte si gjithe bashkite e reja te Republikes se Shqiperise."

Duhet te kuptosh diferencen,minoritet ka dhe ne Tirane,por nuk do te thote qe Tirana eshte zone minoritare,jane dy gjera te ndryshme,gjithesesi debati per Himaren qe ka 24 vite qe na can veshet,mori fund.

Add new comment