Google blen Skybox Imaging

Postuar në 16 Qershor, 2014 03:33

Në një komunikim për mediat Google ka deklaruar se kanë blerë kompaninë Skybox Imaging për 500 milionë dollarë. Kjo risi e re, do ti mundësojë kompanisë kapjen e imazheve nga hapësira me anë të statelitëve që do të mund të dërgojnë në hapsirë, si dhe ti publikojë ato online për rajonet e largëta në botë. Google aktualisht planifikon t’i përdorë satelitët e kompanisë Skybox, që gjenden në orbitë, për ta kompletuar materialin që e liçenson nga më tepër se 1 mijë burime, përfshirë edhe komanitë satelitore. Mendohet se Google shpreson të ndërtoj më tepër satelitë, që mund të përdoren për qasje në Internet në pikat në gjithë botën. Tashmë janë duke u përgatiru për të ndërtuar 180 satelitë. Gjithashtu synimi i google është të shtrijë internet falas në vendet e botës së tretë kur ai nuk përdoret.

 

 

 Një imazh i kapur nga satelitët

http://vimeo.com/95913805

 

 

 

i.h

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.