Pritmet e rreme në letërsi
Kur shkruhet për diçka të randsishme siç asht “pritmi” i Shqipnisë, tue dashtë me përdorë ketë shprehje që asht ma së parit titulli i nji libri të Lumo Skëndos të botuem në vitin 1915 në Sofje, na duhet me u përballë detyrimisht me profetë dhe me mesi të rremë. Nji mitizim vulgar ka shoqnue rrjedhën e kritikës letrare në dekadat e fundit, e ma së shumti lexuesi i thjeshtë ka qenë viktima e këtij mitizimi që e ka mbushë atmosferën tonë letrare me avuj eterikë.
Para njizet e sa vitesh, në pragun e shndërrimit gradual të komunizmit në demokraci, pedagogët e atëherëshëm të letërsisë dhe miqtë e letrave nisën me na folë ne të rinjve për disa shkrimtarë që simbas tyne kur të botoheshin dhe të lexoheshin lirshëm do të përbanin ngjarje letrare të mirëfillta dhe do të detyronin specialistat me e rishkrue historinë e letërsisë sonë.

Ndër emnat që përfliteshin ishin Kapllan Resuli apo Resulbegoviqi apo Kapllan Burović siç i pëlqen atij me u nënshkrue në shtypin serb, mandej Kasem Trebeshina, Bilal Xhaferri e ndonji tjetër që s’po më kujtohet tashma.
Kapllan Resulit, ulqinak, i lëvdonin romanin “Tradhtia” të cilin e paraqisnin si nji vepër me vlera të veçanta.
Ma vonë pata rastin me e marrë në dorë ketë roman, pa mujtë me shkue përtej faqes 10 apo 15, ku me siguri fillonte pjesa e tij e jashtëzakonshme. Shumë bashkëatdhetarë të ish-Jugosllanisë e akuzonin Resulin si agjent të UDB-së e madje edhe se ia kishte vjedhë dorëshkrimin e atij romani dikujt tjetër. Në nji intervistë dhanë gazetarit Vitomir Dolinski për të përkohshmen maqedonase “Vest” në vitin 2009, Resuli tregonte se për me i shpëtue dhunës jugosllave mbas daljes nga burgu i Idrizovos u mundue me gjetë strehë të sigurtë në BRSS, por fati e çoi në Shqipninë hoxhiste. Në ato vite nji njeri që donte me i shpëtue regjimit jugosllav tue shkue në BRSS s’mund të ishte tjetër veçse nji stalinist. Gjithashtu ai rrëfente se në vitin 1992 kishte marrë në Gjenevë nji ftesë prej Fatos Nanos për me u kthye triumfues në Tiranë. Por, mbas pak vitesh atij i mbërriti nji ftesë edhe prej Srđan Srećković -it, ministrit serb të diasporës, i cili i lypte ndjesë Resulit dhe e ftonte me shkue në Beograd ku do të trajtohej me nderime.
Gjithë pritmi ndaj krijimtarisë së tij mund të përmblidhet në këto dy ftesa kuptimplote, mbas të cilave qëndron romani “Tradhëtia” (vetë titulli asht “nomen omen”), si edhe mëtimet diletanteske të Kapllan Resul-Resulbegoviq-Buriqit me mohue autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan, me provue se shqipja nuk rrjedh prej ilirishtes dhe me sulmue atë që ai e quen “iliromaninë” shqiptare që i shtyka këta të fundit në keqkuptime dhe në racizëm me fqinjët! Resuli del me tezat e tija përpara publikut serb tue u kapërdisë me nji titull shkencor që paska marrë dikur në Tiranë, madje ai saktëson se tezat e tija “in nuce” gjenden në vetë punimin e tij shkencor. Do të ishte interesante me dijtë nëse nji gja e tillë asht e vërtetë, e nëse po me dijtë edhe drejtuesit e tij shkencorë!
Pritmi tjetër i rremë ishte Kasem Trebeshina, numri i romaneve dhe dramave të pabotueme të t’cilit përflitej si impresionant. Dihej që kishte qenë partizan e ma vonë bashkëthemelues i Sigurimit, por thuhej se kishte nji talent të jashtëzakonshëm dhe mbi të gjitha nji guxim të marrë që e kishte shty me i shkrue nji letër gati kërcënuese Enver Hoxhës, i cili e kishte hjedhë në burg. Mitologjia trebeshiniane u përball ma vonë me realitetin e idhtë të fakteve, tue qenë se letra drejtue diktatorit nuk u dokumentue asnjiherë dhe se veprat e tija letrare lëviznin në nji hapsinë jo të ndryshme prej shumë shkrimtarëve të tjerë të zakonshëm të kohës së komunizmit. Por ajo që e theu përfundimisht pritmit e rremë qe libri i tij “Mekami”, nji himnizim i pushtuesit turk dhe nji përbuzje e hapët ndaj arbnorëve. Çdo fjalë asht e kotë dhe e tepërt përpara mundësisë së leximit të atij libri mjeran që ndriçon rranjët ma të egra të komunizmit antieuropian shqiptar. Mitizimi i Trebeshinës mori fund kur doli se ai gjatë luftës kishte vra pa gjyq dy bashkëluftëtarët e tij Jani Malon dhe Sulejman Xhelilin. Në anën tjetër në asnji arkiv dhe në asnji dosje hetimore, simbas hulumtimeve të censhme të autorit të librit “Disidentët e rremë”, nuk rezultojnë gjurmë të “Promemories” që gjoja Trebeshina i paska dërgue Enver Hoxhës.
Pritmi i kotë vijon edhe me shkrimtarin Bilal Xhaferri, rreth këtij pjesa ma interesante e përfoljes kishte të bante me mrekullinat që kishte pasë botue në ShBA mbas arratisjes prej Shqipnijet. Të gjithë flitnin për gjana që nuk kishin pasë mundësi me lexue, por gjithsesi entuziazmi ishte i madh.
Ajo që e damtonte pak ketë mitizim ishte fakti që ky shkrimtar i ri çam, edhe pse me babë të pushkatuem si antikomunist në vitin 1945 kishte mbërrijtë deri atje sa me marrë pjesë edhe në mbledhjet e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipnisë dhe madje kishte botue dhe shtypë edhe dy vëllime poetike para se me u arratisë në Greqi!
Asokohe nuk mbërrija me e përfytyrue për shembull Zef Zorbën, poet i nji race të pastër, ish i burgosun politik, si pjesmarrës në mbledhjet e Lidhjes së Shkrimtarëve apo si i pranishëm në shtypin komunist!
Mbas disa vitesh më ranë në dorë disa numra të revistës “Krahu i Shqiponjës” që Xhaferri kishte nxjerrë në Chicago, dhe menjiherë zhgënjimi qe i madh, tue i hjekë retoriken antikomuniste që ia lejonte vendi ku ndodhej, poezi shumë ma të ndieme se ato kishin mbërrijtë me shkrue ndërkohë në Shqipni Fatos Arapi, Ndoc Gjetja apo Rudolf Marku!
Ma vonë nji pjesë e madhe e krijimtarisë së Xhaferrit doli se përbahej prej fragmente romanesh e tregimesh, disa herë edhe fragmente prej pak faqesh e rreshtash, megjithatë “fragmenti” që vërtetë e bani të famshëm në mjediset letrareske tiranese ishte kritika e tij në nji mbledhje të Lidhjes në prill të vitit 1968 ndaj romanit “Dasma” të Kadaresë. Ketë roman të dobtë Xhaferri e sulmoi randë e me të drejtë prej pozitave të partishmërisë komuniste si roman dekadent që e nxinte figurën e grues shqiptare dhe denigronte klasën punëtore. Retorika e asaj kritike disaminutëshe qe krahu ma i fortë që e fluturoi përpjetë ketë shkrimtar që asokohe pritnim të rikthehej me kushedi se çfarë pajet në gjinin e letërsisë shqipe.
Asht e çuditshme, por nji shkrimtar i mirëfilltë dhe antikomunist i vërtetë si Martin Camaj i kishte ba gjithashtu nji kritikë romanit “Dasma” tek “Shêjzat” e Koliqit në vjeshtën e vitit 1967, e megjithatë askush nuk e kujton sot dhe nuk e mban si të famshëm për ketë gja. Madje në kritikën e tij Camaj, tue analizue figurën kryesore të veprës, vëren natyrshëm: “Qindrimi i shkrimtarit S.K. përnjisohet me qindrimin zyrtar” (Shêjzat, nr. 9-12, 1967, f. 471).
Nga nji anë kemi Bilal Xhaferrin që gjykon se romani denigron realitetin socialist, nga ana tjetër Martin Camajn që pohon se romani asht i dobtë dhe në linjë me qëndrimin zyrtar. Del se kritika e Xhaferrit bahet prej pozitave ultrakonservatore, ndoshta edhe për shkaqe personale, por sidoqoftë tue mbetë nji kritikë që përputhej me shpirtin e revolucionit kulturor që kishte mbërthye Shqipninë asokohe. Ka disa studjues dhe kritikë sot që duen me na e mbushë mendjen se Bilal Xhaferrin, të cilin pushkatimi i të jatit nuk e pengoi me botue gjatë komunizmit dy vëllime poetike dhe me qenë i pranishëm në katër organe të superkontrollueme prej PPSH-së si “Zëri i Rinisë”, “Drita”, “Nëntori” dhe “Ylli”, e madje s’e pengoi me marrë pjesë në tubimet e Lidhjes, e paska damtue randë kritika me frymë komuniste që ai i bani “Dasmës” së Kadaresë!
Në qoftë se asokohe në Shqipni pushtetin mund ta kishte nji Imre Nagy apo nji Alexander Dubček, fatkeqsia e Xhaferrit (e larguen nga Tirana në Hamallaj të Durrësit, jo në Kurvelesh apo në Mirditë)
mund të interpretohej si rrjedhojë e asaj kritike konservatore, por në Shqipni sapo kishte nisë vala e revolucionit kulturor e cila inkurajonte masat me goditë pa ngurrim individët: shkrimtarë, artistë apo profesionistë të ndryshëm. Nga ana tjetër sulme shumë ma të ashpra se ai i Bilal Xhaferrit ishin drejtue ndaj “Dimrit të vetmisë së madhe”; kujtojmë atë të F. Shalsit me titull “Re të zeza mbi letërsinë shqipe të sotme”, apo kritika si ato të Koço Bihikut apo Razi Brahimit, por asnjeni sish nuk pësoi kurrë asnji të keqe prej regjimit komunist.

Edhe pse profetët e rremë paralajmëruen po aq mesi të rremë, pritmi në gjinin e letrave shqipe nuk qe krejt i kotë. Mbas ramjes së komunizmit nji çetë e mirë shkrimtarësh e poetësh e pasunoi letërsinë tonë, mes tyne kujtojmë kalimtas: Z. Zorbën, F. Rreshpjen, L. Lleshanakun, P. Shllakun, V. Zhitin, F. Lahollin, A. Çefën, J. Radin e disa tjerë të talentuem që përbajnë ende sot ngjarje letrare.
Në historinë e letërsisë shqipe ka vend për të gjithë, edhe pse letërsia nuk asht demokraci; ka vend për të gjithë, por jo për gjithçka, sidomos për mitizime.

* Shqiptarët janë ardhacakë në Ballkan dhe ata u ngulën në Shqipëri pasi asimiluan fisin kelt Albanoi, pretendon Kapllan Resuli. MAPO boton këtë tezë, e të tjera, hedhur në një shkrim të tij botuar në të përkohëshmen beogradase “Tabloid” (nr. 170, 25/12/2008). Po aty është botuar një shkrimi i gazetarit Savo Zmajeviq “Ministri fton akademikun Buroviq në Beograd”.
MAPO
Comments
Kapllan Resulin e kam patur

Kapllan Resulin e kam patur mesues dhe eshte arrestuar ne sy te nxenesve. Bilal Xhaferrin e kam takuar disa here ne klub te Lidhjes dhe kemi diskutuar per poezine.Per Trebeshinen mesova shume vone, ndersa ceten e mire 'partizane' qe permend ne fund i njoh shume mire, me mire sesa ti qe i njeh me te lexuar. Nje merak kam dhe do ta shpreh:

Cfare te pritme ka letersia nga ti zoteri ?!

Nga analiza ime e fotos ke disa 'difekte' (ne frymen e analizes tende); je pak miop, ke syza me skelet jo kombetar, favoritet i ke prere shume lart,je qethur si kinez, jaken e xhakavendos e mban ngritur, s'ke vendosur kollare, etj etj...

Prurjet ne letersi si art nuk vleresohen nga 'portretet' e pruresve dhe difektet e tyre ne bukurine fizike a morale...

Se keshtu i bie qe Poradeci ka qenen 'kurvar'...

Ndrec o Ndrec dil prej atje ku ke ngec !

E rendesishme eshte se pas

E rendesishme eshte se pas tij ne foto qendron nje tjeter foto kuptimplote.

Sfondin tek fotografistat e

Sfondin tek fotografistat e zgjedh vet...

Jane disa riosh, ardhur ne

Jane disa riosh,

ardhur ne emer te Kultures se Veriut, me identikit Kulturen Katolike,

te cilen eshte me mire e me sakte ta quajme Kulture Shqiptare te Veriut,

por...qe jane te ngarkuar me ca meri te heshtur, te kuptueshme e te shpjegueshme, pjeserisht,

por jo te pranueshme si argument: Komunizmi e ndeshkoi Veriun jo se ishte Veri, as se ishte katolik, por se katolicizmi si prurje, si inspirim, si histori dhe kohesi historike ishte se gjithash e pashmangshem anti-komunist.

Rioshet si Ndreca, gabojne perpara Etereve te tyre, nese vijojne, kur e gjejne prehjen tek fryma kritike e Realizmit Socialist kunder...armikut te Klases!

E lexova shkrimin e Ardian

E lexova shkrimin e Ardian Ndreces. Te them te verteten gjithçka ai shkruen i pergjigjet te vertetes.

Kush qendron ne krahun e romanit "Tradhtia"- e shqiptarve , nuk pritet qe ta komentoje shkrimin objektivisht. Por kjo nuk ka randesi. Gjithkush mund te shpreh mendimin e vet ne forme objektive dhe jo ne forma opinionesh pasionale. Keto te fundit nuk vlejne fare.

Z.Ardian! Te lutem vazhdo te shkruesh per keto tema, per te cilat as nuk po shkruen kush dhe as nuk po i publikon kush.

Pershendes z.Mustafa Nanon qe i hap hapsine ne gazete trajtimit te ketyre temave nga intelektual kompetent dhe qe hjedhin drite mbi te vertetat.

Mustafai i ben me vetedije

Mustafai i ben me vetedije nje dem te madh shoqerise, qe lejon shkrime me dialekte persa kohe ato nuk kane te bejne me poezi apo shkrime letrare. Po ne Shqiperi njeri i bie cekanit e tjetri patokit.

Ja dhe nje tjeter shkrim

Ja dhe nje tjeter shkrim solico(DELETED)oburbonik. Te lumte se tani po marrim vesh se miza cece te pickon (DELETED)!

shyqyr zotit qe po duken

shyqyr zotit qe po duken shenja atdhetarizmi ne shqiperi,se po te jete per aleancen kozmopolite(respublika,mapo etj) me ate krahinoro-fetare(ndreca,topallajt etj) fundi i shqiptarizmit nuk eshte larg.vetem fakti qe ndercen , e mbeshtet nje njeri me antishqiptarizem te theksuar si tedeskini duhet te mjaftonte per te refuzuar marrjen seriozisht te ketyre don kishoteve. por se mos eshte vetem ndreca!? shiko si botohen shkrimet e cdo kujt ,mjafton te jene antishqiptare ne thelb. n.spahiu,halil matoshi,lubonja,lela, dhe cdokush i resulkapllanizuar apo i shmidizuar,eshte ne faqe te pare te shtypit shqiptar. jane te njejtit njerez qe sulmojne atdhetarizmin perdite, si dhe mbrojtesit me te flakte te percarjes kombetare ,ku te con rruga e ndreces.

Nuk kuptoj perse duhen

Nuk kuptoj perse duhen perzjer bashk emra dhe krijimtari qe i bashkon vetem nje gje: kane

qene "rivalë" te Ismail Kadarese dhe kundershtare politik te Enver Hoxhes).

Ç'pune ka Bilal Xhaferi me Tradhetine e Kapllan Resulit, apo pse duhet kerkuar ose deshiruar rrezimi i "mitit te Kasem Trebeshines" kur askush nuk e kishte ngritur gjate diktatures?!

Vini re alogjizmin naiv te shkruesit: "...Sulme shumë ma të ashpra se ai i Bilal Xhaferrit ishin drejtue ndaj “Dimrit të vetmisë së madhe”; kujtojmë atë të F. Shalsit me titull “Re të zeza mbi letërsinë shqipe të sotme”, apo kritika si ato të Koço Bihikut apo Razi Brahimit, por asnjeni sish nuk pësoi kurrë asnji të keqe prej regjimit komunist..."

Ndrec vogelush, keto qe permend ti jane kritika nga brenda Partise e socrealizmit, as kaq gje nuk kupton?! Si ta pesojne keta shkrues me leje, kur as edhe vete autori Ismail Kadare, qe paska shkruar tere ata libra "kunder komunizmit" nuk e pesoi ndonjehere?! Vec ata qe kishte perqark, ose rivalet e tij, ata e pesonin! Keto nuk jane mite, keto jane realitete, djalosh!

Bilali, kurre nuk ka qene ne Tirane, qe ta largonin prej aty, por dukej hera heres ne Lidhjen e Shkrimtareve, ku shkonin edhe ata qe ti i permend se lulezuan para e pas 1990-es!

Ndreca, si mos-njohes i komunizmit e formave te dhunes se tij ndaj kundershtareve (sidomos klasore) te tij, kerkon tani, pas me shume se gjysem shekulli, qe Bilal Xhaferi t'i bente Ismail Kadarese vrejtje nga pozita (le te them te Djathta, pra jo proletare, jo ne fyrmen e kohes!!!). Pra, Bilalit me baba te pushkatuar nga komunizmi, i kerkohet qe vrejtjet t'i bente sic do t'ja benim sot, teksa Kadarese te mos ia marrin ne konsiderate qe ishte ne presidium, ne krah te Fadil Paçramit: qe i permendi Bilalit, aty, ne diskutim krijues letersie, babane e pushkatuar nga Partia...!

E keni lexuar "Berat Ra", zoti Ndreca?

Ju siguroj se eshte shume me i kendshem, me lirik, krejt i pavarur prej keshtjelles shqiptare politike te kohes se komunizmit, edhe pse i njekohshem, thuaj, me Keshtjellen e Ismail Kadarese. E kemi fjalen per variantin e asokohshem te Keshtjelles, jo te sotmin, "ripunuar per aresye artistike dhe jo politike", sic eshte dashur te shpjegohet Ismail Kadare.

Problemi nuk eshte tek Kapllan Resuli, pasi ai s'ka qene, ose, ne ishte, rrezoi veten e tij.

Deshira juaj (me fal, qe te rendis me ata qe si kulture e si kahje te pritshme do duhej t'i shihje perballe) eshte te rrezoni mitet qe nuk u ngriten?!

Nuk po i futem fare brendise

Nuk po i futem fare brendise se shkrimit por me vjen shume per te qeshur me kete person. Me vjen te qesh me dialektin qe perdor. Verejeni me kujdes, mundohet shume te shkruaj ne dialekt por per fatin e keq te tij e per fatin e mire te shqipes duket qe standartja edhe tek ky ka hyre thelle

Ardiôn, nuk thuhet «pritmet»

Ardiôn, nuk thuhet «pritmet» mor djalë, thuhet «pritmi» - që ka kuptimin e ardhmja, e cila, siç mund ta kuptosh edhe vetë, është vetëm një. Ti nuk di as të shkruash në atë dialekt të cilin kinse e zotëron, Ardiôn. Lëre rehat gegërishten, mor djalë, se boll po i bie më qafë.

Artikujt e z. Ndreca tashme

Artikujt e z. Ndreca tashme kane nje fizionomi te tyre, ku spikat stili i tij "kritik" i cili permblidhet ne disa reshta biografike dhe vleresim pergjithesisht arbitrar. Psh ja si e nis z. Ndreca rrezimin e K. Resulit: " Kapllan Resulit, ulqinak, i lëvdonin romanin “Tradhtia” të cilin e paraqisnin si nji vepër me vlera të veçanta" dhe e mbyll kritiken e tij ndaj kesaj vepre me shprehjen "Ma vonë pata rastin me e marrë në dorë ketë roman, pa mujtë me shkue përtej faqes 10 apo 15, ku me siguri fillonte pjesa e tij e jashtëzakonshme." Eshte drejta e cdo kujt te jape nje pergjigje te tille "me pelqen" ose " nuk me pelqen", por ketu supozohet qe z. Ndreca ta lexoje deri ne fund librin, megjithe thashethemin qe ka mesuar se ky liber eshte plagjiature nga dikush tjeter. Dhe pasi ta lexoje ate, ta analizoje dhe paraqese argumentat e tij gje e cila mungon krejt.

Me tej z. Ndreca na shpreh pakenaqesine e tij ndaj tezave te K. Resulit, por gjithmone vetem pakenaqesi, pa mundur te shkruaje asnje argument kunder ketyre tezave. Me shume Ndreces i intereson te shkruaje te dhena biografike dhe nxjerre perfundime te cilat nuk kane lidhje me asnje nga veprat letrare qe citohen. Me te njetin stil vazhdon me librin "Mekami" te Trebeshines, ku e vetemja kritike qe i behet ketij libri eshte qe paraqet " nji himnizim i pushtuesit turk dhe nji përbuzje e hapët ndaj arbnorëve", kritike kjo qe eshte thjesht ne nivelin e nje pershtypjeje personale por qe lexuesit nuk i servir asgje tjeter qe te argumentoje se eshte vertet ashtu. A jane te mjaftueshme 2 reshta per te bindur lexuesin se ai ka te drejte ne kete vleresim?

Me te njejtin stil vazhdon z. Nreca edhe tek autori i trete: "Mbas disa vitesh më ranë në dorë disa numra të revistës “Krahu i Shqiponjës” që Xhaferri kishte nxjerrë në Chicago, dhe menjiherë zhgënjimi qe i madh, tue i hjekë retoriken antikomuniste që ia lejonte vendi ku ndodhej". Mandej vazhon analiza policore-biografike, i vetemi aspekt ku z. Nreca tregon aftesite e tij ekspertiale

Shkurt e vetemja qe mund autori ti transmentoje lexuesit eshte "zhvleresimi i ketyre autoreve" ne mendjen e z. Ndreca. A eshte vertet ky artikull nje kritike letrare ndaj atyre "te priteshmve" qe do benin buje ne letersine shqipe? Aspak.

A argumenton autori perfundimet e tija "apriori"? Aspak.

A perdor autori stilin biografi-shkrues per te skualifikuar "te priteshmit" ne letersine hqipe? Me bollek .

Duke permbledhur, verejtja ime nuk ka parasysh faktin ne se vertet perfundimet e tij jane te sakta ose te gabuara (ato mund te jene te sakta). Autori deshton ne argumentimin e asaj qe parashtron ne artikull dhe eshte veshtire te etiketosh se ne cilen gjini ben pjese ky artikull. Por asnje dyshim qe nuk ka as me te vogelen gjurme te nje kritike letrare. Artikulli eshte ne stilin " pejorativ" (poshterues). Ndoshta medimet e tij do merrnin vlere ne se heq dore nga ky stil te shkruari dhe shtjellon idete e tij ashtu sic i ka hije nje intelektuali kerkues.

A mundet Ndreca te na

A mundet Ndreca te na shpjegoje c'do te thote ky paragraf?

"Mitologjia trebeshiniane u përball ma vonë me realitetin e idhtë të fakteve, tue qenë se letra drejtue diktatorit nuk u dokumentue asnjiherë dhe se veprat e tija letrare lëviznin në nji hapsinë jo të ndryshme prej shumë shkrimtarëve të tjerë të zakonshëm të kohës së komunizmit. Por ajo që e theu përfundimisht pritmit e rremë qe libri i tij “Mekami”, nji himnizim i pushtuesit turk dhe nji përbuzje e hapët ndaj arbnorëve. Çdo fjalë asht e kotë dhe e tepërt përpara mundësisë së leximit të atij libri mjeran që ndriçon rranjët ma të egra të komunizmit antieuropian shqiptar."

Po thote qe pretendimi i

Po thote qe pretendimi i Trebeshines qe i paska shkruar nje leter Enver Hoxhes eshte nje rrene, derisa nuk eshte gjetur kurre as letra as dokumente qe i referohen asaj. Ndersa romani i tij Mekami ishte ne rrymen e realizmit socialist, pa pike vlere dhe jo fort ndryshe nga romanet e kohes.

Pse z. Ndreca nuk përmend

Pse z. Ndreca nuk përmend asnjë shkrimtar nga trojet jashtë Shqipërisë? Pse nuk përmenden emra si Anton Pashku, Ali Podrimja, Azem Shkreli, Din Mehmeti, Abdullah Konushefci,..., ose nëse e ka për befasitë pas daljes nga ndalesa mund të përmendë edhe Arif Demollin, Teki Dërvishin, Rushit Ramabajën... e shumë e shumë të tjerë! Pse nuk e bëni këtë z. Ndreca?

Add new comment