Leximi matematik i votës nga Kodi Zgjedhor
Tani, në prag të zgjedhjeve parlamentare, objektivi kryesor i grupimeve politike është se kush do ta formojë qeverinë e ardhshme. Për këtë duhet të shihet pse cili subjekt p politik(apo grupim p subjektesh) do të ketë më tepër se 70 mandate në parlamentin e ardhshëm. Kjo varet nga vota e zgjedhësve që do të hidhet në kutitë e votimit më 23 qershor. Varësia e sipërpërmendur e cila përcaktohet nga kodi zgjedhor do të jetë objekt i kësaj analize. Pavarësisht se jemi 4 vjet pas vitit 2009 dhe faktorëve të rinj si Fryma e Re Demokratike, Aleanca Kuq e Zi apo kandidatë të pavarur, do të marr rezultatet e vitit 2009 dhe konfigurimin aktual të koalicioneve si shembull referues për shqyrtimet e mëposhtme.
-vota pa efekt: paraqet numrin e votave në një zonë elektorale që mund t’i zbriten subjektit pa ndikim në mandate.
+vota pa efekt: paraqet numrin e votave në një zone elektorale që mund t’i shtohen subjektit pa ndikim në mandate.
Pra, pavarësisht se Aleancës.PS i rezultojnë shumë vota jofunksionale(shih p.sh Beratin nga tabela.2) gara është e drejtë dhe e barabartë me të dy subjektet për sa i takon formulave të shpërndarjes së mandateve( për pak vota më shumë shpërndarja mund të favorizojë Aleancën.PS).
Aleanca.PD merr 71-mandate ndërsa
Aleanca.PS merr 69 mandate, që do të thotë një fitore e të djathtës.
Por, a është e drejtë ndaj përcaktuesit kryesor(zgjedhësit) të fituesit të zgjedhjeve, shpërndarja e mandateve e përcaktuar në nenet 75,162 dhe 163 të Kodit Zgjedhor? Mjafton të shohim grafikun e mëposhtëm dhe të vërejmë se sa përcaktues kryesor janë zgjedhësit.
Grafiku.1: Shpërndarja e mandateve për aleancat e PD-së dhe PS-së kur numri total i mandateve lëviz nga 100 deri në 150.
Siҫ shihet, sikur kushtetuta në nenin 64, pika 1(që nuk varet aspak nga zgjedhësit) të përcaktonte 128 deputetë, Kodi Zgjedhor do i jepte Aleancës.PS 68-mandate, ndërsa Aleancës.PD 60- mandate, që do të thotë një fitore e pastër e të majtës. Vlen të përmendet që Aleanca.PS do kishte 163695 vota pa efekt dhe Aleanca.PD do kishte 54160 vota pa efekt në rang vendi në rastin me 140 deputetë, ndërsa në rastin me 128 deputetë Aleanca.PS do kishte 80487 vota pa efekt dhe Aleanca.PD do kishte 147957 vota pa efekt në rang vendi.
Si përfundim shtrohet pyetja: A mund të ndodhë kjo situatë edhe me rezultatet e zgjedhjeve të 23 qershorit? Duke patur parasysh faktorët e rinj të këtyre zgjedhjeve, raportet mes subjekteve mund të ndryshojnë. Kështu mund të krijohet një rezultat tjetër dhe më i balancuar ashtu që formula elektorale të mos ketë kaq ndikim deҫiziv dhe fituesi të përcaktohet më qartësisht.
Por, a do të ndodhë kjo? Mbetet të presim rezultatet e 23 qershorit...
Comments
O Arsen je lodh kot me kete
<p>O Arsen je lodh kot me kete analiz. E para po mer te mirqene se njerezit do te votojne njesoj si ne 2009. Dhe e dyta nuk po i konsidero fare AK-n dhe FRDn. Keto dy forca nuk do te marin shume deputete, por 5, 6 deputete do ti marin. Qe do te thote eshte pothuajse e pamundur qe partite e "medha" mund te bejne qeverine pa ndihmen e ketyre 2 partive. Duke qene se te dyja keto parti e kane shprehur kategorikisht qe duan largimin e Berishes, edhe nese vendosin te bejne koalicion me PD-n (nuk ka shume gjasa), Berisha nuk eshte me kryeminister pas 23 qershorit.</p><p>Sa per ate, sikur kushtetuta te kishte 128 deputete, s'pa pike kuptimi. Nuk behet analiza "sikur te kishte halla tope... do ishte xhaj".</p>
Me ne fund nje analize e
<p>Me ne fund nje analize e ftohte, jo si ato te Zaloshnjes qe jane shume emocionale. Nje pyetje kam ne rastin e Dashamir Shehut, eshte perfshire rezultati i kolacionit ku bente pjese Dashi ne 2009 tek rezultatet e koalicionit aktual me PD?</p>
Add new comment