Gjobë "iracionale" ndaj ExxonMobil. 725 mln dollarë për një ish-mekanik të diagnostikuar me leuçemi

Postuar në 11 Maj, 2024 11:43

Një gjykatë në Pensilvani ka vendosur se kompania ExxonMobil duhet t’i paguajë një ish-mekaniku, Paul Gill, 725.5 milionë dollar nën akuzën se ka provokua leuçeminë te ky i fundit.

Gjykata çmoi se ish-mekaniku nuk ishte njoftuar për rrezikun ndaj të cilit ishte ekspozuar kur punonte në një stacion karburanti në vitet 1975-1980. Sipas gjykatës Exxon kishte neglizhuar të paralajmëronte Gill se ai ishte ekspozuar ndaj Benzenin, që njihet nga Agjencia amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit si një karcinogjen. Një zëdhënës i kompanisë e ka cilësuar vendin si iracional dhe ka shtuar se nisur nga kjo që ka ndodhur “kompania do të ezaurojë të gjitha procedurat e mundshme ankimuese”.

67 vjeçari deklaronte në padinë e tij në vitin 2020 se ai përdorte më dorë produkte të naftës për të pastruar pjesë të makinave. Ai u diagnostikua me leuçemi meloide akute në vitin 2019 dhe padia ka vënë në dukje se Exxon e ka ditur prej kohësh ndikimin e benzenit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.