Në Athinë vënë në dyshim vizitën e Ramës. U kërkua 12 maji, përkon me arrestimin e Belerit. Të shtyhet!

Postuar në 02 Maj, 2024 14:18

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan sot për vizitën e afërt të Edi Ramës në Athinë. Ose më saktë: për dilemat për realizimin e saj.

Sipas autorëve Vassilis Nedos dhe Stavros Tzimas, autoritetet greke kanë anulluar lejen e dhënë më parë për mbajtjen e takimit në Hollin Olimpik “Galatsi” për shkak të aktiviteteve të tjera. Më pas, Ministria e Jashtme greke ka informuar ndihmësin e kryeministrit shqiptar, Endri Fuga, që ndodhet në Athinë, se vizita është mirë të shtyhet pas 9 qershorit, meqenëse Greqia është aktualisht në zgjedhjet europiane.

Kjo kërkesë e palës greke është injoruar mesa duket për arsye politike dhe të nxitjes së konfliktit me Greqinë në funksion të votave të elektoratit shqiptar.

Autorët vënë në dukje se në Athinë nuk ka shpëtuar pa u vënë re fakti se takimi i Ramës u kërkuar sapo u njoftua përfshirja e Fredi Belerit, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, në listat e zgjedhjeve europiane nga Demokracia e Re dhe caktimi i datës 12 maj, që përkon saktësisht me datën e arrestimit të Belerit.

Në këto kushte, autoritetet greke nuk duan të krijojnë situata të papëlqyeshme dhe për rrjedhojë vizita e Ramës është vënë në pikëpyetje, në datën që e ka kërkuar ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.