Fermerët serbë kundërshtojnë emërimin e ministrit të Bujqësisë

Postuar në 01 Maj, 2024 14:45

Fermerët serbë dolën në shesh për të kundërshtuar emërimin e ministrit të ri të Bujqësisë. Të hipur në traktorë, ata protestuan para ndërtesës së presidencës.  

Djordje Grujic, fermer nga qyteti Srbobran i Vojvodinës dhe përfaqësues i Shoqatës për Mbrojtjen e Fermerëve 2022, tha se fermerët janë të pakënaqur me situatën e tyre dhe zgjidhjet që ka dhënë Ministria e Bujqësisë.

Grujiç shtoi se komunikimi i dobët me autoritetet përkatëse është gjithashtu një nga arsyet pse ata janë të pakënaqur.

Ne duam të na dëgjohet zëri në zgjedhjen e ministrit të Bujqësisë. E duam këtë për të shmangur emërimet e njerëzve të gabuar bazuar në vendime politike. Ne nuk jemi për trazira, ne thjesht po tregojmë seriozitet se jemi të gatshëm të mbrojmë interesat e të gjithë fermerëve dhe se bujqësia duhet të ketë vendin që meriton”, ka shpjeguar Grujiç.

Ky është paralajmërim, jo kërcënim,” tha Grujiç, duke shtuar se kanë marrë garanci për një takim me përfaqësuesit e ministrisë përkatëse, pas Pashkëve.

Kryeministri serb i emëruar, Millosh Vuçeviç, emëroi të martën Aleksandar Martinoviç si ministër të Bujqësisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.