Ka shumë që po thonë publikisht se je Hajdut. Do reagosh apo mbase harrohet?

Postuar në 29 Prill, 2024 22:07

Ka një seri emisionesh televizive aktualisht në të cilat të ftuarit përsërisin një gjë: Erjon Veliaj është hajdut. Erjon Veliaj ka vjedhur. Agron Shehaj tha madje se Erjon Veliaj duhet të ishtë në burg. Thuhet kjo si një gjë normale, si një fakt publik, që e dinë të gjithë. Nuk e di ndoshta vetëm SPAK dhe Veliaj vetë që vazhdon të bëjë atë që di: sikur nuk jeton në këtë vend.

Tani zoti Veliaj duhet të reagojë, të sqarojë njerëzinë nëse është apo jo hajdut. Ose të ngrejë padi apo kallëzim ndaj këtyre akuzave, sepse po na krijohet edhe ne dyshimi se Kryetari i Bashkisë së Tiranës mund të ketë gisht në abuzimet e konstatuara dhe hetuara nga SPAK. A jetohet me këtë ide? 

Comments

Submitted by Mjeshtri (not verified) on

Po keqperdoret heshtja, dikur ishte per te treguar maturi dhe fisnikeri tani eshte per mos rruajtje te organit gjenital.
SPAKU po pret diten e gjykimit, ku i dihet dhe vjen!
Hajduteria, mashtrimi, genjeshtrat, deluisionet qendrojne si dhome pasqyrash ku reflektimi i asaj qe shohim eshte uleritese!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.