Dendias: Do të ndërtojmë Kupolën e Hekurt si Izraeli

Postuar në 17 Prill, 2024 17:57

Greqia do të zhvillojë një sistem të mbrojtjes ajrore të ngjashëm me Kupolën e Hekurt të Izraelit, me qëllim që të mbrojë vendin nga kërcënimet ajrore. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias.

Duke diskutuar përdorimin e fundit nga Izraeli të sistemit të mbrojtjes raketore Iron Dome për të bllokuar sulmin masiv me dron dhe raketa të Iranit në territorin izraelit, Dendias tha: “Vendi duhet të mbrohet… Duke shqyrtuar konfliktin në Ukrainë, ne kemi arritur në përfundimin se është e domosdoshme të ndërtohet një kupolë kundërajrore dhe kundër dronëve.”

Nuk e kemi parashikuar aq herët. Sistemi i inovacionit, duke përjashtuar bizneset e vogla, nuk arriti të vlerësojë siç duhet situatën, kështu që ne duhet të kompensojmë kohën e humbur”, tha ai, duke pranuar se Turqia tashmë ka bërë përparim në këtë drejtim.

Dendias tha se në buxhetin e vitit 2030 është parashikuar financimi i një infrastrukture të tillë.

Kupola e Hekurt është shtresa e poshtme e mbrojtjes raketore të Izraelit. I zhvilluar nga Izraeli me mbështetjen e SHBA-së, sistemi është i specializuar në rrëzimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi. Izraeli thotë se ka një shkallë suksesi mbi 90 për qind.

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Mendoj se eshte e gabuar te krahasosh Greqine me Izraelin. Ky i dyti gjithe jeten ka patur rreziqe ekzistenciale akute. Kurse Greqia ka patur sherre brenda vendit, po asnjehere nuk ka qene ne ndonjefare rreziku ekzistencial. Askush nuk njihet te kete thene ndonjehere do ti zhdukim greket nga faqja e dheut. Cfaredo qe te beje Turqia, askush atje nuk e ka menduar as do e mendoje ndonjehere te dystohet ne Athine e Selanik.
E dyta, pavaresisht normes se larte te shpenzimeve ushtarake, Greqia nuk njihet per efikasitet te blerjeve te materialeve ushtarake. Shume nga blerjet ne kohe te ndryshme keto 40 vitet e fundit, kane dale ose difektoze, ose qe nuk bejne punen per te cilen jane marre. Raketa, nendetse, anije e arme e tanke jane marre thuajse kot. Vetem se fundmi Greqise iu propozua nga amerikanet te blinin ca fregata qe ata te dekomisionuarat. Po ashtu me nje seri tankesh amfibe. Tanket i blene, po te pakten paten kurajon te thone jo per fregatat. Po ashtu cmimi i avioneve franceze ishte 1.5 here me i larte se Katari psh.
E treta Greqise i mungon perkrahja (qofte vetem financiare) qe Izraeli ka nga SHBA po e po, por edhe nga cdokush tjeter. Dhe dihet se pa kete perkrahje, me vaj ulliri dhe leksione demokracie nuk behen leket.
Tjeter faktor ku Greqia ndryshon nga Izraeli eshte perkushtimi dhe knowhow ne pergjithesi.
Ministri i sotem i mbrojtjes njihet si politikan racional, i zgjuar dhe njeri i fjales. Mendoj se ka qene me shume politike se realitet deklarata e tij

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.