Derexheja e "intelektualëve të djathtë"

Postuar në 24 Mars, 2024 13:55

Ka ardhur koha që mbrojtja e liderit te opozitës Sali Berisha të jetë tashmë një fokus i përqendruar nga tërë fuqia e opozitës si nga grupi parlamentar i PD ashtu dhe nga çdo fuqi opozitarizmi në qendër dhe në bazë.Jemi të gjithë dëshmitarë se regjimi goditjen e parë kundër opozitës e nisi pikërisht duke kalibruar Sali Berishen si shënjestër për ta netralizur kapitalin e tij politik ,duke e shpallur “person non grata” nga sekretari shtetit Bliken

Këto zografis sot në një shënim Ndriçim Kulla, botues dhe dikur edhe Ndihmës i Presidentit siç preferonte të quhej.
Ai e krahason Berishën me Navalnyn dhe e shpall atë ndërgjegjen e demokracisë së rrezikuar. 

Pra nga një anë Minxhozi, Hila, Yzeiraj nga ana tjetër ky Kulla, Peka e të tjerë që janë fotokopje të njëri-tjetrit. Këta përsërisin dhe arsyetojnë të mirat e dy viruseve: Ramës dhe Berishës, ndërkohë që të dy duhet të ikin. Madje në burg familjarisht, si opsioni i vetëm që demokracia të mos kërcënohej nga mungesa e seriozitetit. 

Kujt i duhet Berisha veç Kullës dhe Kullave? Po Rama veç ministrave dhe analistëve? Dhe këta e kalojnë veten për intelektualë. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Doktor Mortja (not verified) on

Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit
Prostituta Kombetare sali.
Nga shiu ne bresher!
“ te majte” e te “djathte”, thjesht mafie!

Submitted by Dori (not verified) on

Fatos Lubonja, i cili edhe e ka perdorur i pari nder analistet termin "berishizem", kur flet per ata, politikane a intelektuale, qe deklarohen opozitare, porqe nuk jane as me Saliun dhe as me Ramen, dhe si pasoje vazhdojne te mbajne qendrimin e "mesit", - dhe ketu sjell shembelltyren e anijes qe po mbytet duke anuar , dhe ata qe ne vend te sherbejne si kunderpeshe, rrine n emes te saj - , thote qe, ne te vertete ata po i sherbejne, qofte edhe me pavetedije regjimit te Rames. Logjika e analistit te nderuar eshte thjeshte e sakte. Jo vetem per regjimin e Rames, por per cfaredo regjimi tjeter, i ashtuquajturi qendrim neutral, i sherben ne fund te fundit vetem regjimit; ka plot thenie te urta per nje situate te tille nga mendje shume te lartesuara.
Dhe kete e thote i majti i shpallur Lubonja, antiberishist i ores se pare, dhe me konsistenti nder te gjithe antiberishistet! Nga ana tjeter, kjo eshte edhe nje pasqyre, per te gjithe ata politikane, analiste, gazetare a intelektuale te "mesit", qe te kene mundesine te shohin se deri ne c'mase jane shperfytyruar. Ne te vertete, kjo eshte derexheja ku kane rene, dhe nga ku duket e pamundur se do te mund te dalin ndonjehere.
Pervec politikaneve te "rithemelimit" apo bashkepunetoreve te ngushte te Berishes, cka eshte krejt e natyrshme dhe e kuptueshme, te tjeret jane persona qe nuk kane asnje lloj interesi qe t'i shkojne poshte dritares atij. Asnje. Mbeshtetja e tyre eshte krejt e painteres. Mirepo, shume, per te mos thene te gjithe kritizeret e politikes, nuk e kuptojne qe mund te kete edhe mbeshtetje pa interes; ose, te pakten, e kane humbur aftesine per te perceptuar nje fenomen kaq te natyrshem ne marredheniet njerezore.
Sali Berishes i shkojne poshte dritares se apartamentit, aty ku ka banuar rregullisht, dhe qe ka per fqinj po ata qe i ka pasur; dhe qe keta fqinj mund te jene edhe te pasur edhe te varfer, edhe te komunitetit gaxhi edhe te komunitetit egjyptian, edhe te komunitetit malok edhe te komunitetit gjysmopinge; e qe te gjithe keta kane "fatin" te jetojne ne nje zone ku ka shkuar 2000 euro metri katror ( sic thote zoti Zaimi)...!
Ketyre njerez qe i shkojne poshte dritares Berishes, por edhe gjithe atyre qe e ndjekin kete ritual te permbremshem, patjeter qe do t'u kete shkuar ne mendje pyetja: po sikur kjo qe i ka ndodhur Berishes, t'i ndodhte dikujt tjeter, bie fjala Rames, ku do te shkonin te protestonin ne mbeshtetje protestuesit hipotetike?! Tek super vila surrealiste ne Surrel?
Kjo vlen edhe per shumicen derrmuese te politikaneve me te njohur ne vend. Per secilin prej tyre, protestueve mbeshtetes hipotetike, do t'u duhej te protestonin poshte vilave a komplekseve luksoze...
E di qe eshte shume e veshtire, per shume edhe krejt e pamundur, qe te mund ta shohin mbeshtetjen pa interes ndaj Berishes; "piktoret" qe e kane portretizuar, "shkrimtaret" qe i kane bere biografine, "historianet" qe i kane bere kronologjine , qe ne fakt jane te gjithe politikane, e kane zhgarravitur aq shume portretin e tij, e kane nxirosur aq shume biografine e tij dhe domonizuar po kaq shume "bemat" e tij ne keto 3 dekada, sa pothuaj eshte e pamundur qe te mos ndikohesh nga to.
Imagjino, edhe bashkepunetoret me te ngushte te tij politike , madje te cilesuar edhe si miq, kur prishin raportet me te, e akuzojne me te njejten gjuhe, me te njejtat klishe, sic sugjerohet nga propaganda e kundershtareve te tij...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.