Drejt një bote demografikisht të ndarë

Postuar në 21 Mars, 2024 13:25

Një kolaps global i fertilitetit dhe një botë "demografikisht e ndarë" midis vendeve më të pasura, ku numri i lindjeve do të reduktohet në mënyrë drastike dhe vendeve me të ardhura të ulëta në të cilat numri i lindjeve do të dyfishohet, aq sa një fëmijë në dy do të lindë në Afrikën Sub-Sahariane: ky është skenari që parashikohet për vitin 2100, sipas të dhënave të publikuara në revistën "The Lancet'.

Sipas studimit, shkalla e fertilitetit është përgjysmuar gjatë 70 viteve të fundit, duke shkuar nga rreth 5 fëmijë për grua, në 1950 në 2.2 në 2021.

Shenjat më të rëndësishme të kësaj rënieje priten deri në vitin 2050, kur më shumë se tre të katërtat e vendeve të botës (155 nga 204) do të kenë një normë lindshmërie më të ulët se 2.1 fëmijë për grua, shifër që lejon mbajtjen e numrit aktual të popullsisë. Në vitin 2100, këto vende do të jenë 198 nga 204, që do të thotë, 97% e vendeve në botë do të shohin rënie të popullsisë.

Vetëm në gjashtë vende, shkalla e lindshmërisë do të jetë më e lartë se 2.1: dy janë në Oqeani (Samoa me 2.57 dhe Tonga me 2.45), tre në Afrikën Sub-Sahariane (Somali me 2.45, Niger me 2.24 dhe Çad me 2.15) dhe një në Azinë Qendrore (Taxhikistani me 2.13).

Shifrat tregojnë atë që autorët e hulumtimit e përkufizojnë si një “botë e ndarë demografikisht”, e cila premton të ketë pasoja shumë të rënda për ekonomitë dhe shoqëritë, duke filluar nga migrimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.