Këshilltari i Zelenskit: Bashkëprodhimi i armëve, për të ndaluar përparimin e agresionit rus në Europë

Postuar në 16 Mars, 2024 22:14

Prodhimi i përbashkët i armëve mes Shqipërisë dhe Ukrainës, një nga çështjet kryesore të diskutuara në Samitin për Ukrainën, mbajtur disa ditë më parë në Tiranë, është sipas këshilltarit diplomatik të presidentit Zelenskiy një rrugë përmes së cilës do të garantohet siguria e vendeve europiane. Në një intervistë për Tirana News, Igor Zhovkva, këshilltar i presidentit ukrainas, shprehet se koordinimi i përpjekjeve do të ndalojë agresionin rus të avancojë më tej.

Ukraina po lufton me drejtësi dhe po e ndalon agresionin të avancojë më tej në vendet evropiane. Ne do ta bëjmë këtë gjë duke përdorur armët tuaja, artilerinë tuaj dhe municionet tuaja. Por ajo që është e rëndësishme është nisja e këtij bashkëprodhimi. Nisja e këtij prodhimi shtesë që është i nevojshëm jo vetëm për Ukrainën, por dhe për vendet e tjera. Kjo sepse çdo vend duhet të kontrollojë zhvillimet në sigurinë, ushtrinë dhe mbrojtjen e tyre. Duke ndërlidhur dhe bashkuar përpjekjet tona ne do ta bëjmë këtë gjë edhe më efektive. Po ne do të prodhojmë armë dhe municione të reja për të cilat Ukraina ka nevojë në fushëbetejë, por në fund të fundit, vendet tuaja do të kenë nevojë për këto armatime për të qenë më të mbrojtur, më të përgatitur.

Zhovkva shprehet se gjatë samitit të mbajtur në Tiranë, Ukraina pati mundësinë të bindej se nuk ka asnjë pengesë nga vendet e Ballkanit Perëndimor për aspiratat e saj europiane.

Në Ukrainë ndonjëherë dëgjojmë se ekziston një mosmarrëveshje midis Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në lidhje me ritmin e integrimit të secilit vend në BE. Rezultoi se kjo ishte diçka krejt e pavërtetë sepse kur presidenti Zelenski foli me kryeministrin e Shqipërisë apo me udhëheqësisht e Maqedonisë së Veriut apo me presidentin e Malit të Zi secili prej tyre mbështeti përpjekjet e Ukrainës drejt integrimit në BE, si dhe hapat e ardhshëm të Ukrainës për të miratuar në kuadrin e negociatave për Ukrainën.

Pra e kuptojmë qartazi se nuk ekziston asnjë mosmarrëveshje midis Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor. Nga ana jonë, ne mbështesim integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Dhe vendet e Ballkanit Perëndimor mbështesin Ukrainën.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.