7 mld $ disavantazh vjetor ndaj konkurentëve. Ford paralajmëron fabrika jashtë SHBA "për shkak të sindikatave"

Postuar në 19 Shkurt, 2024 18:29

Revista “Fortune” shkruan së fundmi për disa “probleme sindikalizmi” me të cilat është përballur kompania “Ford”. Drejtori Ekzekutiv i kësaj kompanie, Jim Farley ka theksuar se reagimi i United Auto Workers, me grevat e veta, ka “ndryhuar marrëdhënien mes të dy subjekteve në pikën ku “ne do të mendojmë me kujdes” rreth destinacionit ku do të ndërtojmë makinat në të ardhmen”.

Në një intervistë të tijën. Farley ka komentuar faktin se kompania ia kishte dalë të konsolidonte një marrëdhënie shumë të mirë më sindikatën në fjalë, për ç’arsye nuk ishte përballur me greva që nga vitet ’70. Gjërat sipas tij ndryshuan vitin e shkuar kur në një prej fabrikave më fitimprurëse të “Ford” në Lousiville, Unioni organizoi një grevë që detyroi kompaninë të rriste me 30% pagat. Sipas tij kjo çfarë ka ndodhur ka vënë në pikëpyetje politikën e deritanishme të kompanisë që ka vendosur të prodhojë të gjithë kamionët në SHBA, megjithë koston e fuqisë punëtore.

Besimi ynë tek Unioni rezultoi në faktin se ne ishim të parët prodhues të kamionëve që mbyllëm këtë linjë. Marrëdhënia jonë ka ndryshuar me të vërtetë

citohet ai.

Farley shkon më tutje duke evidentuar shifrat: sipas tij Fordi ka 7 miliardë dollar në vit disavantazh ndaj konkurentëve vetëm për shkak të kostove të punës. Në këtë kuadër revista ka referuar dyshimet se kompania është duke menduar zhvendosjen në Meksikë, një vend me kosto shumë më të ulët të punës. Dhe sigurisht nuk ka detyrimin e kontrataës me unionin e punëtorëve.

Rasti në fjalë tingëllon disi ironik kur kujton deklaratat e disa viteve më parë të kryeministrit Edi Rama që bënte thirrje investitorëve italianë të investonin në Shqipëri sepse “këtu nuk ka sindikata”. Ndoshta momenti i tanishëm e kërkon që kjo politikë të përsëritet meqenëse Stellantis, një tjetër gjigand i fushës ka investuar në Serbi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.