Jeff Bezos shet 2 miliardë dollarë aksione të Amazon

Postuar në 11 Shkurt, 2024 21:50

Jeff Bezos ka hequr dorë nga një pjesë e madhe e aksioneve të Amazon. Bezon njoftoi rregullatorët federalë se ka shitur aksione në një vlerë totale 2 miliardë dollarë.

Fjala është për 11 997 698 aksione, të shitura më 7 dhe 8 shkurt.

Vlera totale e aksioneve të shitura të Amazon, kompani me bazë në Seattle, ku Bezos e themeloi në një garazh rreth tre dekada më parë, ishte më shumë se 2.04 miliardë dollarë.

Bezos dha dorëheqjen si CEO i Amazon në 2021 për të pasur më shumë kohë për anagzhimin në projektet e tij të tjera, duke përfshirë kompaninë e raketave, Blue Origin dhe filantropinë. Adresa e tij në dosjet e aksioneve është renditur si Seattle, megjithëse thuhet se ai është zhvendosur në Miami.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.