Kriza e Detit të Kuq vë në krizë eksportet e Europës Jugore

Postuar në 28 Janar, 2024 14:38

Pas krizës energjetike që provokoi politika e sanksioneve ndaj Rusisë, duket se një tjetër skenar priret të konfirmojë varësinë e Europës nga vendet e tjera jashtë kontinentit, dhe madje një lloj izolimi të shpejtë që mund të sjellin situata deri më tani të mbajtura nën kontroll. Kështu sulmet e grupit Houthi në Detin e Kuq kanë provokuar vonesa deri në tri javë për furnizimin me ushqime në Europër për shkak të devijimit të itinerarit drejt Kepit të Shpresës së Mirë.

Ka një rrezik domethënës. Nga mishi dhe gruri te çaji dhe kafja, nëse vazhdon kjo prishje, do të përhapet në ekonominë më të gjerë

citohet Marco Forgione, drejtori i Institutit të Tregtisë Export&International.

Nga ana tjetër, "Politico" vë në dukje se më të prekur nga kjo situatë ngjajnë eksportues nga Europa Jugore, Italia, Greqia dhe Qipro që duhet të dorëzojnë në kohë prodhimet e freskëta të cilat nuk mund të zgjasin në udhëtim më shumë sesa 15-20 ditë. Situata në fjalë provon në një plan më të gjerë atë që i ndodhi Gjermanisë me sanksionet ndaj Rusisë dhe ndërprerjen e furnizimit me gaz nga Rusia. Mjafton vetëm shifra e 400 milionë eurove eksport mollësh nga Italia në Arabinë Saudite për të kuptuar gravitetin e situatës.

Dhe kjo situatë i jep një tjetër rëndësi një vendi si Irani që duket se kontrollon tensionet në zonën e kalimit kryesor tregtar në botë pas Paqësorit, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi vazhdimin e paqes ndaj tij. Dëmi ekononomik ngjan të jetë i tillë që konsensusi i kërkuar nga Izraeli sidomos për të sulmuar Iranian priret të vijë përherë në rritje, duke e përfshirë Europën në një aventurë ku duket se ka ngecur për shkak të paaftësisë së vet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.