Vetëvrasje pas dhunimit psikologjik në Tik-Tok. Zonja kishte denoncuar një vit më parë, Policia nuk lëvizi

Postuar në 05 Janar, 2024 15:13

Mediat raportojnë sot për vetëvrasjen e një gruaje 41 vjeç nga fshati Vardardhë i Sukthit, për shkak të presionit psikologjik që i ishte ushtruar në Tik-Tok. Ka të dhëna që flasin për foto dhe video të montuara në një profil të rremë për gruan në fjalë dhe dyshimi bie mbi kolege të punës në një fabrikë fasonerie.

Gruaja ka lënë pas 4 fëmijë për shkak të asaj që duket se janë thashethemet e sajuara në Vardardhë. Ta imagjinojmë pak: në një vend me emrin Vardardhë të sajojnë thashetheme që çojnë në vetëvrasje. Ndërkohë që televizionet kombëtare, në vijë ajrore pak kilometra nga kulla e nderit në Vardardhë, promovojnë ditë e natë pornografi dhe bordellizimin e shoqërisë.

Si të pajtosh këto dy realitete në një që të nxjerrësh një kuptim? Është thuajse e pamundur, por nëse ka një gjë që duhet bërë me Kodin Penal është kriminalizim dhe shtrëngim radikal për këta kodoshët e sajimit të viedeove dhe fotove, pasardhës të denjë të Anonimeve të dikurshme dhe gjyqtarëve të Frontit. E kërkon tashmë edhe koha një masë të tillë. Dhe të mos harrojmë: sipas burimeve mediatike zonja kishte 1 vit që kishte denoncuar në policinë e zonës, që kushedi ça ere mban si rajon e si milet. Dhe asnjë reagim. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.