Pas Fiatit, Vuçiç njofton "një investim perëndimor 100 mln euro" në Vranje

Postuar në 09 Dhjetor, 2023 15:42

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se është duke negociuar për një investim të madh perëndimor në Vranje që kap shifrën e 100 milionë eurove.

Shpresoj se do të përfundojmë me sukses bisedimet mbi një investim të madh në Vranje me vlerë mbi 100 milionë euro, që do të punësojë më shumë se 1 500 njerëz. Ata pyetën ku, ne u thamë në Vranje…kështu që do të mund të punësojmë njerëz që të mund të qëndrojnë në Jug të Serbisë

citohet ai në një takim elektoral të partisë së tij, SNS.

Pak ditë më parë Vuçiç konkludoi një marrëveshje me kryeministren italiane Meloni për prodhimin e "Fiat Panda" në Serbi, një arritje kjo që ilustron rolin ekonomik të Serbisë në rajon. Nga ana e vet Vuçiç ka theksuar se bëhet fjalë për një “investim perëndimor”, duke përcjellë mesazhin se ai nuk qëndron kundër Perëndimit, një akuzë që I është bërë shpesh së fundmi.

Comments

Submitted by esati (not verified) on

Ndersa ketej kufirit te shqiperise ka vetkenaqesi per arritjet, rritjen e te ardhurave dhe forcimin e lekut mbi Euro e Dollar, ne Serbi po veprohet me nje strategji konsistente industrializimi.
Shqiperia leviz sa nga nje ane ne tjeteren pa ditur as vete ku do te shkoje e cfare te beje. Dikur ishte "biznesi fason" dhe eksporti. Ngritja anormale e lekut shpartalloi cdo mundesi qe industria apo bujqesia jone te jete kompetitive - dhe kjo permbi problemeve t tjera strukturale qe ka hasur sektori prodhues ne Shqiperi. Nderkohe qe Serbia shet makina, ne shesim shtepi e portin e Durresit. Nderkohe qe fqinjet tane krijojne pune me te cilat mund te ushqehen, Shqiperia sillet si Greqia e vitit 2004 qe merr borxh me te cilin "permireson nivelin e jeteses".

Submitted by Andreas (not verified) on

Fqinjet tane jane ne vendin e tyre, aty ku duhet te jene. Jemi ne qe jemi shume pas! 2024, ne mes te evropes dhe akoma nuk njihet e drejta e prones se trasheguar!!! Eshte "A"- ja e kapitalizmit, qe ne duam aq shume te ndertojme. Po ashtu siç ndertuam e ndritem socializmin, ashtu po ndertojme e po dhjesim edhe kapitalizmin. Virtyti yne eshte te bejme mut çdo gje!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.