I dolën llogaritë keq prapë

Postuar në 30 Nëntor, 2023 16:13

Siç u raportua tashmë Greqia e ka shndërruar çështjen “Beleri” në çështje të integrimit të Shqipërisë. Deklarata me shkrim që është dorëzuar dje në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së konfrmon se problemi në fjalë nuk ka për t’u anashkaluar si periferik dhe dytësor. Greqia pretendon se kemi të bëjmë me një çështje të shtetit të së drejtës dhe ka një kërkesë publike përmes së cilës deklaron se në Shqipëri cenohen parimet demokratike. Pak rëndësi ka kjo në parim. Ne po dëshmojmë se Athina po rrezikon marrëdhëniet e veta me Shqipërinë duke përdorur mjetin e fundit të presionit, presion i cili po i kushton vendit tonë. Dhe po i kushton për arsye që ligjërisht janë të dyshimta. Deri më sot, askush nuk ka vënë në diskutim faktin thelbësor që është se Fredi Beleri fitoi ndaj Edi Ramës në Himarë. Dhe këtë nuk e vë në diskutim as akuza e ngritur e cila është tentativë për blerje votash.

Beleri u votua duke qenë i burgosur, çka do të thotë se ata që shkuan ta votojnë nuk e bënë për fjalën e dhënë ndaj parave të premtuara, pasi tashmë ai është në burg, por sepse NUK E DUAN sojin e Edi Ramës aty.

Përtej këtij aspekti duhet të nënvizojmë se Greqia po kërkon që Beleri të betohet, të lihet të marrë mandatin, jo të mos hetohet. Dhe këtu qëndron çelësi në një farë mënyre. Sepse nëse Beleri betohet, atëherë çështja në aspektin politik i kalon kryeministrit i cili në emër të asaj që ka bërë deri më tani do të duhet ta shkarkojë. Përndryshe do të duhet të pranojë dështimin e vet përballë Greqisë. Situata e paqartë ligjore për çështjen Beleri i lejon z. Rama të luajë me alibinë se “kjo është çështje e drejtësisë”. Në një koment për këtë çështje disa ditë më parë, kryeministri ndër të tjera tha se ka marrë një opinion ligjor nga ekspertët mbi atë se çfarë duhet të bëjë me rastin në fjalë, opinion të cilin njoftoi se do ta kërkonte gjatë intervistës së improvizuar me gazetarin e “Kathimerini”, Vassilis Nedos.

Opinioni që unë kam marrë është ai që më ka vendosur në këtë pozicion ku jam që nuk e kemi vënë në lëvizje qeverinë për të shkarkuar kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, pavarësisht se ai nuk është paraqitur në detyrë në kushtet e pamundësisë. Për sa i përket kërcënimit siç e quani ju, apo presionit apo nuk e di si quhet, unë e kam thënë opinionin tim në mënyrë të përsëritur, s’dua të komentoj për këtë sa herë që pyetem sepse nuk dëshiroj të ushqej një debat ku nuk jam palë, ku qeveria nuk është palë. Ne s’jemi fare palë në këtë histori. Ne s’kemi asnjë lidhje me këtë histori. Këtu bëhet fjalë për një individ i cili është arrestuar në flagrancë për blerje votash.

Është në një proces gjyqësor në gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Është në pamundësi të bërjes së betimit, sepse ligji ynë është shumë i qartë se në ç‘kushte bëhet betimi dhe qeveria nuk ka këtu asnjë rol për të luajtur…Unë e kam thënë do ishte shumë jo serioze që Shqipëria që njihet botërisht sot si një vend krejt ndryshe nga ai që ishte, qoftë nga opinioni ndërkombëtar i përgjithshëm që është kthyer në një vend që nuk mungon në asnjë nga top listat e destinacioneve më të preferuara turistike, qoftë nga opinioni i institucioneve ndërkombëtare, e patë progres raportin për Shqipërinë, të bllokohet për një çështje që s’është fare një çështje e Bashkimit Europian, s’është fare një çështje e integrimit europian, s’është fare një çështje e kornizës negociuese të Shqipërisë me Bashkimin Europian, por është një çështje që dhe në aspektin bilateral, sipas meje është minore në raport me çështjet e rëndësishme

Pyetja këtu mbase na sjell një përgjigje: çfarë do shkarkojë ky kur z. Beleri nuk e ka marrë mandatin?

Në dritën e kësaj që po shohim dhe qëndrimeve të mbajtura nga Gjermania apo Spanja, zbulohet edhe taktika e menduar nga z. Rama: se Greqia nuk do të shtyhej deri këtu, por edhe nëse do të vinte, atëherë diskutimi për veton e saj do të jetë objekt mes vendeve anëtare. Pra një çështje që diskrediton Greqinë dhe nuk vë në pozitë Shqipërinë.

Mirëpo sërish pyetjes se si mund të privohet nga mandati dikush që ka fituar nuk i përgjigjet kush dhe tjetra është se alibia me drejtësinë nuk zgjat më edhe për faktin e pastër se Beleri nuk është gjykuar deri më tani nga asnjë gjykatë pasi të gjitha kanë shpallur moskompetencë. Kështu që çdo argumentim që sillet thjesht provon se Shqipëria u mbars me një çështje nga një strateg i vetëimagjinuar që dështon në mënyrë kronike dhe që në fund të fundit nuk arrin dot as të bëjë nacionalistin e vërtetë duke e shkarkuar Belerin, as edhe europianin e pastër kur bën marifetçiun me arrestime dy ditë para zgjedhjeve. Kush e ka njohur personin – në këtë rast grekët dhe shumë vonë – nuk janë më në gjendje ta falin as ta besojnë. Shëmtia është e papërtypshme, siç mund të merret me mend.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Edhe une jam i shemtut. Dhe jam krenar. Me mire i shemtut se lapanjos si ti. Pse u dashka te kete privilegje Beleri? Qe te bejme figure te mire me Greqine? Kurr mos hyfshim ne Europe. Aq me teper qe ty dhe mua as na e ndjen fare per te. Duhet qe Edi te marre ne telefon prokurorin, i cili ti lutet gjykatesit per zbutjen e mases se sigurise. Kur flasin per Belerin greket permendin "autoritetet shqiptare" pa percaktuar asgje. Sikur ketu jemi ne shekullin e 13. Dhe feudali vendos gjithcka ne feudin e tij.

Submitted by redaksia on

Lapanjozin ktheje nga mbiemri yt. Se te shkon per soj. Meqe e ben diskutimin keshtu. 

Je krenar? Me fal: kujt i hyn ne pune?

I shemtuar ne sjellje po themi per kete idhullin tend, ose ndryshe lapanjoz banal fare. 

Nuk kerkon kush privilegje per Belerin. Beleri me 1994 nuk do guxonte te hynte ne Shqiperi nese ketu nuk do qeverisnin lapangjozet si puna jote. Qe tani e bejne edhe ceshtje shteterore. 

Fitoi. Kaq ka vlere. Te tjerat jane aguridhe te ketij deshtakut. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.