"Përmbytje" kibernetike ndaj rrjetit energjetik europian

Postuar në 26 Nëntor, 2023 13:47

1 101 sulme kibernetike në javë. Kjo është shifra e evidentuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë sipas së cilës rrjetet europiane të energjisë janë nën një sulm në rritje nga Rusia dhe “vende të tjeta jodemokratike”. 

Sipas zyrtarëve të ndryshëm të vendeve anëtare të BE-së, Rusia ka krijuar ekipe të posaçme për sulmet që sa vijnë e sofisitikohen. 
Në dritën e kësaj që po ndodh, përfaqësues të kompanive kryesore apelojnë “për një veprim europian”  

Mendoj se Europa mund ta përballojë lojën e tyte këtu 

citohet Leonhard Birnbaum, drejtori Ekzekutiv i E.ON, një prej kompanive më të mëdha. 

Situata është më emergjente pasi sektori energjetik europian, ndonëse 40 vjeçar, po digjitalizohet me shpejtësi, por qëndron më poshtë sektorëve si transporti, shëndetësia dhe ai bankar për shpenzimet në IT, pavarësisht se vlerësohet si kritik. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.