Pas 30 vjetësh/Toka bujqësore ende pa letra në Shqipëri

Postuar në 16 Nëntor, 2023 17:57

Gjok Vuksani, pedagog në Universitetin Bujqësor, thotë se toka bujqësore në Shqipëri është shkatërruar, si pasojë e veprimit dhe mosveprimit. Gjatë një diskutimi në studion e lajmeve të MCN Tv, Vuksani ka shpjeguar disa problematika që lidhen me tokën bujqësore. 

Ne kemi pasur një traditë të keqe me kooperativat bujqësore. Grumbulloheshin njerëzit dhe nuk paguheshin për punën që kryenin. Ka të bëjë ndoshta me shkallën e ulët të mekanizimit. Kemi 25 ligje për tokën që jo vetëm nuk e zgjidhin problemin, por e kanë ngatërruar më keq. Duket sikur ka një kontradiktë. Unë jam agronom dhe e shoh tokën si aset për t’u punuar. Kjo është një kontradiktë e madhe me zhvilluesit. Toka bujqësore në Shqipëri është shkatërruar, si pasojë e veprimit dhe mosveprimit. Nëse shikon fushën e Shqipërisë, është ndërtuar pa plan, pa rregull. Aty ku është tokë bujqësore të konsiderohet e tillë

Vuksani shton se Shqipëria ka pak tokë të punueshme dhe pavarësisht kësaj, mbështetja nga shteti mbetet e vogël.

80% u nda sipas ligjit të 7501 dhe 20% e tij ose mbeti pronë-shtet ose u nda apo u menaxhua me fondin e vjetër. Ne jemi vend i varfër sa i përket sipërfaqes së tokës së punueshme. Ne jemi një vend me hapësirë të madhe kodrinore-malore, pra zonë më pak e favorizuar që nuk kanë mundësi të shfrytëzohen.

Mendoj se jemi shumë larg. Për 2024 janë planifikuar për fermerët rreth 31 milionë euro nga 52 që u dhanë vjet. Ministria thotë se do të ndryshojë skema mbështetëse dhe pasi të ndodhë kjo, do të shtohet buxheti

Mungesa e dokumentacionit bëhet sipas tij shkak edhe për pamundësinë e aksesit në fondet e qeverisë apo ato të BE-së.

Kemi 500 mijë sipërfaqe tokë bujqësore. Por ka mungesë dokumentacioni sa i përket pronësisë së tokës. Unë dua ta zhvilloj bujqësinë dhe ka një metodë. Kush është përdoruesi i tokës, pra kush e punon. Unë p.sh. jetoj në Tiranë dhe e kam tokën në Lezhë. Njerëzit e mi mund ta punojnë, por nuk kanë dokumentacion ta kryejnë transaksionin qoftë edhe me qira. Ti nuk ke letra, nuk ke mundësi për një certifikatë të dhënies me qira të tokës. Pra nuk ka mundësi për të aplikuar për fondet. Pra mbetet pa shfrytëzuar jo për faj të fermerit, por sepse ai nuk ka mundësi të marrë fonde nga shteti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.