Ushtarët serbë "zëvendësohen" me ushtarë francezë në Kosovë
Zhvendosja e një pllake përkujtimore për ushtarët serbë të rënë në Luftën I Botërore në Kosovë, ka provokuar reagime zyrtare. Pas Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit që ka shprehur “shqetësim të madh” për zhvendosjen e pllakës nga varrezat serbe, ka ardhur edhe reagimi i qeverisë serbe. Sipas Zyrës për Kosovën dhe Metohinë, qeveria serbe e cilëson aktin në fjalë si shenjë të vullnetit të qeverisë së Kosovës për të fshirë kujtesën dhe trashëgiminë serbe në Kosovë. Qëndrim që vjen me një paralajmërim:
Në bashkëpunim me Eparkinë e Rashkës dhe Prizrenit ne do të përdorim të gjitha mekanizmat ligjore dhe opsionet për të rikthyer pllakën në vendin e vet dhe ne po punojmë që nga dita e vandalizmit
thuhet në qëndrimin zyrtar serb.
Pllaka me përkujtimin e të rënëve serbë është zhvendosur dhe në vend të saj është vendosur një pllakë e zezë mermeri me shënimin: “Ushtarët francezë të rënë në Kosovë”, shkruar në frëngjisht, serbisht dhe shqip.
Agjencia “Tanjug” bën me dije se akti në fjalë u ndërmor një ditë para Ditës së Armëpushimit së Luftës I Botërore.
Add new comment