“Marrëveshja Rama-Meloni nuk është zgjidhje”

Postuar në 10 Nëntor, 2023 18:15

Marrëveshja me Shqipërinë nuk i mjafton Italisë për të “shpëtuar” nga emigrantët që mësyjnë brigjet e saj. Ruud Koopmans, ekspert i migracionit nga Universiteti Humboldt në Berlin, një një intervistë për DW parashikon se emigrantët që u refuzohet kërkesa për azil do të synojnë vende të tjera të BE-së. Ndaj sipas tij, Italisë i duhet një marrëveshje në nivel BE-je me Shqipërinë.  

Nëse ka vetëm një marrëveshje ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, ekziston rreziku i migrimit dytësor: njerëzit që janë refuzuar do të përpiqen të shkojnë në vende të tjera të BE-së. Prandaj, Italia duhet të përpiqet të arrijë një marrëveshje  në nivel BE-je me Shqipërinë në mënyrë që të marrin pjesë edhe vendet e tjera. Kjo do të siguronte që personat që refuzohen në Shqipëri të mund të riatdhesohen edhe nga vende të tjera. 

Koopmans sheh si zgjidhje përfshirjen në marrëveshje të Sllovenisë, Kroacisë dhe Austrisë, si vendet e para ku do të drejtoheshin emigrantët që u refuzohet qëndrimi në Europë.

Shqipëria do të duhet të kërkojë mbështetje nga vendet e tjera anëtare të BE-së. Ndoshta nuk ka nevojë të përfshihen të gjitha vendet, por do të ishte e rëndësishme që së paku të përfshihen Sllovenia, Kroacia dhe Austria, pasi ato janë vendet e para ku mbërrijnë ata që dëshirojnë të udhëtojnë më tej.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.