Edhe Gjermania dakord me skemën neo-koloniale të Ruandës. Kërkon vende në Afrikë

Postuar në 07 Nëntor, 2023 18:39

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka pranuar, pas një mbledhjeje maratonë me liderët rajonalë të Gjermanisë, që të shohë mundësinë e trajtimit të një marrëveshjeje Britani-Ruanda për migracionin. 

Qeveria Federale do të shqyrtojë nëse mbrojtja e statusit të refugjatit mundet po ashtu të përcaktohet në të ardhmen në vende të treta apo tranzite, në përputhje ne Konventën e Gjenevës mbi Refugjatët dhe Konventën Europiane mbi të Drejtat e Njeriut

 është shprehur Scholz. 

Ai ka shtuar se nuk ka ende asgjë definitive, pasi “ka një seri problemesh ligjore”. 

Modelin në fjalë e ka mbështetur edhe Austria, ndërkohë që si vende të mundshme për të lidhur marrëveshje si ajo me Turqinë, po vlerësohen Maroku, Senegali apo Ruanda. Propozime këto që kanë ardhur nga partitë në koalicionin qeverisës. 

Megjithatë, Hendrik Wüst, kryeministri i djathtë i Vestfalisë ka paralajmëruar se skema si ato të Britanisë me Ruandën janë forma të neokolonializmit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.