Gjermania paralajmëron myslimanët: Dëboheni nëse kryeni akte antisemitizmi

Postuar në 02 Nëntor, 2023 14:08

Që prej sulmit të 7 tetorit, që shënoi riaktivizimin e konfliktit Izrael-Palestinë, Perëndimi është kritikuar shpesh për pozicionimin hapur përkrah Izraelit. Në disa vende të Europës, protestat pro palestinezëve kanë vënë në provë respektimin nga autoritetet të dy të drejtave themelore: atë të shprehjes dhe lirinë e protestës.   

Në Berlin, protesta pro Izrelit dhe ajo pro Palestinës u mbajtën vetëm pak metra nga njëra-tjetra pak ditë më parë. Dhuna e regjistruar gjatë tyre ka ngritur shqetësimin e qeverisë gjermane për antisemitizëm.

Zëvendës kancelari i Gjermanisë, Robert Habeck, kritikoi grupet myslimane dhe bëri thirrje për pasoja të rënda për njerëzit që kryejnë akte antisemitike.

"Antisemitizmi nuk duhet toleruar në asnjë formë," tha Habeck të mërkurën në mbrëmje në një fjalim të postuar në X. "Përmasa e demonstratave islamike në Berlin dhe qytete të tjera në Gjermani është e papranueshme dhe kërkon një përgjigje të ashpër politike."

Aktet antisemitike – të tilla si djegia e flamurit izraelit – janë një krim, tha Habeck, dhe ata që i kryejnë ato do të duhet të përballen me pasojat.

Për gjermanët, pasojat janë përballja me drejtësinë, ndërsa për të huajt kthimi në vendin e origjinës.

“Kushdo që është gjerman do të duhet të përgjigjet për këtë në gjykatë. Nëse nuk jeni gjermanë, rrezikoni edhe statusin tuaj të rezidencës”, tha Habeck.

 "Kushdo që nuk ka leje qëndrimi, me akte të tilla jep një arsye për t'u dëbuar."

Habeck përsëriti se "nuk ka vend në Gjermani për intolerancën fetare", duke evokuar përgjegjësinë historike të Gjermanisë për të mbrojtur komunitetin hebre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.