Vrituni lirshëm se na bëni nder të gjithëve!

Postuar në 30 Tetor, 2023 17:27

Seanca e sotme parlamentare – për ata të cilëve nuk u rruhet fare po sqarojmë se Shqipëria zyrtarisht ka Parlament – është shoqëruar me tensione. Një deputet ka qëlluar me grusht një tjetër. Sa herë ka ndodhur kjo në 30 vjet? Kush e mban mend xhanëm!

Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha ka hapur Facebook Live në foltoren e Kuvendit dhe po flet për mbrojtjen e pluralizimit dhe demokracisë. Kjo nuk ka asnjë dyshim që është kështu.

Ai deputeti që qëlloi atë deputetin tjetër mund ta ketë bërë për shumë arsye, mes të tjerave edhe për ndonjë tender të humbur. Por ku ta dish, se politika është kurvë thonë dhe nuk kemi pse të paragjykojmë. Plus që në shekullin që lamë pas ka patur shumë kurva me parime! Tani nuk ka më njerëz të denjë për këto arkeo-epitete. 

Arsyet e sherrit pra dhe të qëndresës digjitale të Berishës janë fisnike. Ato na përkasin të gjithëve. Padyshim. Ndaj ne urojmë sinqerisht: Vrituni lirshëm me njëri-tjetrin se keni 30 vjet që bëni gjoja! Shkrepeni njëherë se na bëni nder të gjithëve! Edhe vetes i gjeni një vend të legalizuar në Histori! 

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Prit pak. Perfshire edhe Berishen? Sikur je bo shume i guximshem.

Submitted by dori (not verified) on

I nderuar zoti Zaimi, meqe ra fjala, dy fjale per Berishen. Te gjitha skandalet e medha korruptive te Qeverise Rama, i ka denoncuar i pari Berisha.
Ishte Berisha i pari qe denoncoi ne Parlament deputetet trafikante droge dhe tutore prostitutash; me emer dhe mbiemer duke i treguar me gisht ne salle; pas tij, c'eshte e verteta Jozefina Topalli dhe Genc Strazimiri; ky i fundit edhe u qellua me grusht pas inskenimit te Rames me Olta xhacken qe e nxiti poshtersisht sherrin. I denoncoi Berisha pra, pastaj deputetet e tjere te Opozites, pastaj media; derisa u be ceshtje madhore qe solli si pasoje Ligjin e Dekriminalizimit.
Ishte Berisha qe denoncoi i pari lidhjen e Sajmir Tahirit me bandat; duke treguar madje edhe targen e makines qe e perdornin kusherinjte e tij .
Ishte Berisha qe denoncoi i pari hashashizimit e vendit. Te gjithe e mbajme mend, sesi talleshin ne Parlament me avionet imagjinare te Saliut... me avionet mushkonja; talleshin ne Parlament, talleshin ne studiot televizive, ku qeshnin me te madhe dhe mbanin barkun me dore... nuk kaloi as nje jave dhe avioni i mbushur plot me droge ra nje nje are diku ne bregdet... pastaj nje tjeter ne nje xhade te pashtruar me asfalt (plot me guricka!) dhe nje tjeter akoma mu ne breg te detit! Pas kesaj nisi te flitej ne media dhe kudo per hashashizimin e Shqiperise.
Ishte Berisha qe denoncoi i pari te gjithe ata kryebashkiake qe me vone do te detyroheshin te linin detyren. Nuk asnje zyrtare te larte, qe eshte denuar, qe te mos e kete denoncuar i pari Berisha. Asnje.
Ishte dhe eshte Berisha qe denoncon, me emer dhe mbiemer, te gjithe kriminelet qe perzihen me politiken ne Shqiperi. Te gjitha bandat kriminale; te gjitha kokat e tyre. Po te mos ishte per Berishen, as kete qe paskesh ndodhur ne Shkoder nuk mund ta dinim, sepse asnje politikan tjeter, kushdo qofte ai, edhe Rama madje te ishte ne poziten e Berishes, nuk do te kishte guximin t'ua permendte emrat.
E kam vene re, qe edhe mediat presin, qe te flase Berisha i pari, madje te flase disa here, qe te shkruajne per banditet ( justifikimi i pashprehur me fjale: ja, ne po shkruajme per ju zoterinj kriminele, por nuk eshte faji jone, sepse eshte Berisha ai qe ju akuzon!).
Nje njeri qe ben sikur po ben politike, ashtu sic thoni ju me ironi dhe qe eshte e vertete per shumicen e politikaneve, nuk do te bente keto denoncime qe ka bere dhe po ben Sali Berisha.T'ia japim hakun per kete, te pakten.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.