Egjipti refuzon kërkesën e SHBA-ve për të strehuar palestinezët

Postuar në 30 Tetor, 2023 11:20

Egjipti nuk ka rënë dakord të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza, pavarësisht përpjekjeve intensive të Perëndimit. Lajmi u konfirmua nga një postim i presidentit Biden në X, ku ai shprehet se pas bisedës me homologun egjiptian, Abdel-Fattah El-Sisi, është rënë dakord për “të punuar së bashku dhe për të diskutuar mbi rëndësinë e mbrojtjes së jetëve të civilëve, respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe garancitë se palestinezët e Gazës të mos zhvendosen në Egjipt apo ndonjë vend tjetër”.

Egjipti është në kufi me Gazën dhe është parë që në krye të herës si mundësi për zhvendosjen e palestinezëve. Por ndërkohë që Izraeli vazhdon sulmin në këtë zonë, Egjipti refuzon me këmbëngulje të hapë kufijtë për civilët palestinezë.

Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe vendet e tjera arabe, duke e vënë theksin te arritja e një marrëveshjeje paqeje, e ngritur mbi opsionin e zgjidhjes me dy shtete.

Egjipti nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në territorin e tij”, tha El-Sisi në një deklaratë të publikuar të dielën nga presidenca egjiptiane, të cilës i referohet Bloomberg.   

Egjipti po përpiqet të marrë rolin e mediatorit mes Izraelit dhe Hamasit, të cilin SHBA e konsideron organizatë terroriste.

Sipas përllogaritjeve të OKB-së, më 24 tetor, nga Gaza, rreth 1.4 milionë njerëz ishin zhvendosur brenda territorit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.