Lojërat e fatit, grekët luajtën 22.7 miliardë euro në 8 muaj

Postuar në 22 Tetor, 2023 16:10

Grekët kanë shpenzuar 22.7 miliardë euro për lojërat e fatit përgjatë tetë muajve të 2023. Sipas të dhënave të mbledhura nga Komisioni Helen i Lojërave (EEP), të cilave u referohet Kathimerini, lojtarët humbën 1.7 miliardë euro në një periudhë tetëmujore.

Qarkullimi i përgjithshëm i industrisë së lojërave është rritur 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Autoritetet tatimore presin që kjo të reflektohet në të ardhurat nga taksat, pasi ritmi i rritjes së lojërave të fatit në internet është shtuar me 33% në tetë muaj.

Vitin e kaluar, grekët lanë 29.2 miliardë euro në lojërat e fatit, një shifër kjo gati sa dyfishi i vitit 2019 (16 miliardë euro). Pjesën e luanit në këtë shumë e zënë bastet online, të cilat në periudhën janar-gusht grumbulluan një xhiro prej 17 miliardë eurosh.

Kjo rritje e xhiros totale të lojërave të fatit është rezultat i kalimit gradual te bastet online.

Njëzet e katër kompani që ka tregu kanë operuar nën marrëveshje kalimtare deri në vitin 2021, kur morën licencat. Në vitin 2015, të gjitha të marra së bashku kishin një xhiro prej 2 miliardë eurosh.

Kjo shumë erdhi duke u rritur me ritme të shpejta, duke arritur në 8.5 miliardë në vitin 2019, në 17.5 miliardë euro në 2021 dhe në 21.3 miliardë euro në 2022.

Megjithatë, nga ky biznes nuk janë të gjithë të fituar. Të dhënat e vitit 2021 tregojnë se kazinotë fizike kanë akumuluar humbje për shkak të kalimit në bastet online. Arsyet e rënies së fitimit lidhen direkt me kostot e larta operative dhe mbyllja për një kohë të gjatë në pandemi.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Dy fjalite e para kane perplasje me njera tjetren, 22.7 apo 1.7 miliarde euro per tete muaj?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.