Pompeo: Roli i Amerikës është zbehur nën presidencën e Bidenit

Postuar në 04 Tetor, 2023 14:18

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, thotë se pasi në SHBA e morën pushtetin demokratët, bota u bë një vend më i pasigurt. Në një intervistë për Kathimerinin, Pompeo thotë se roli i Amerikës në skenën botërore është zbehur dhe aleatët po ndihen të braktisur.  

Qëkur Presidenti Biden mori detyrën, bota është bërë një vend shumë më pak i sigurt. Kjo është e vërtetë për amerikanët dhe popujt e secilit prej aleatëve tanë. 13 amerikanë u vranë në Afganistan, një nga dështimet më të mëdha për të mbrojtur amerikanët në vitet e fundit. Roli i Amerikës është zbehur nga pushtimi i Ukrainës - ne nuk ia dolëm të parandalonim atë që bëri Putin në Ukranë, dhe si rezultat, evropianët dhe secili prej nesh janë më keq seç ishin. Regjimi iranian është shumë më i pasur dhe më i fuqishëm tani sesa kur unë lashë detyrën. Miqtë dhe partnerët tanë në Lindjen e Mesme, Izraeli dhe vendet arabe të Gjirit ndihen të braktisur. Dhe Partia Komuniste Kineze po bëhet më e guximshme dhe po përgatitet për luftë – ekonomike dhe ushtarake – në mënyra të paprecedenta.

Pompeo thotë se edhe politika e brendshme e ka kthyer Amerikën mbrapa.

Në vend, duke u dhënë përparësi ndryshimeve klimatike dhe politikave të bazuara në racë, administrata e Biden e ka përdorur fuqinë e saj në mënyra që tradhtojnë traditën amerikane. Ai e ka rritur borxhin federal, e ka nxjerrë energjinë tonë jashtë lidershipit global dhe ka rritur koston për qytetarët amerikanë në të gjithë vendin. Dështimi i tij për të ndjekur penalisht krimet dhe për të mbrojtur kufijtë tanë dobëson vetë idetë themelore të një shekulli të lidershipit amerikan.

Pompeo e sheh të mundur rikthimin e Amerikës së dikurshme vetëm falë një presidence republikane.

Unë besoj se do të jetë e rëndësishme që një republikan të fitojë presidencën në 2024. Nuk ka asnjë kandidat të mundshëm demokrat që të ngrihet kundër së majtës progresive në mënyra që do ta kthejnë kombin tonë në atje ku ishte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.