Migracioni mund të jetë forcë shpërbërëse e BE-së

Postuar në 22 Shtator, 2023 22:56

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka deklaruar në një intervistë për britaniken “The Guardian” se migracioni mund të rezultojë një forcë shpërbërëse për Bashkimin Europian. 

Brexit u pa si nisje e një epidemie. Nuk ishte e tillë. Ishte një vaksinë. Askush nuk do të largohet nga BE pas britanikëe. Migracioni ëshë një ndarje më e madhe për BE-në. Dhe mund të jetë një forcër shpërbërëse për BE-në. Ne nuk kemi qenë të aftë të biem dakord mbi një politikë të përbashkët migracioni…

Ka disa anëtarë të Unionit që janë të stilit japonez – nuk duam të përzihemi. Nuk duam imigrantë. Ne duam pastërtinë tonë…Paradoksi është se Europa ka nevojë për imigrantët pasi kemi një rritje demografike kaq të ulët. Nëse duam të mbijetojmë nga pikëpamja e punës, ne kemi nevojë për imigrantë

është shprehur Borrell. 

Sipas tij, kriza e Ukrainës i ka dhënë një dinamizëm të ri diskutimeve për zgjerimin e BE-së, duke shtuar se e ardhmja e detyron Europën të kërkojë rrugë të reja nëse do të mbetet në mes rajoneve me më shumë ndikim. Borrell ka thënë se në dekadat që vijnë, tre shtete, ShBA, India dhe Kina do të kenë secila një ekonomi 50 trilionë dollarë, kurse BE-ja, 30 trilionë. Receta sipas tij përveç investimeve në teknologji është Uniteti i Europës.

Ne jemi herbivorë në një botë mishngrënësish

ka thënë ai. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.